Gjoka: Frika është pjesë e lojës, e rëndësishme është që nuk humbëm

489

Pas pikës së marrë në fushën e Kamzës, trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, përsëriti disa herë se e rëndësishme është që skuadra e tij nuk humbi, që do të thotë se është i kënaqur me barazimin.

“Frika është pjesë e lojës së futbollit. Kishim ardhur të luanim ndaj një skuadre që ka bërë mirë në këtë kampionat.

Duhej të ishim të kujdesshëm patjetër për të mos pësuar gol. Kemi mënyrën tonë të lojës. E rëndësishme është që nuk humbëm dhe vazhdojmë të

menaxhojmë situatat e vështira.

Është e rëndësishme në futboll që psikologjikisht të mos dëmtohet ekipi. Nëse humb, nuk rikuperon dot. Kemi shumë punë, sepse një skuadër që kërkon suksesin duhet të shmangë golat e pësuar dhe të mos humbë.

Mnedoj se sot morëm atë që dhamë në fushë. E rëndësishme është që nuk humbëm. Sukaj? Ishte i izoluar, por u mundua dhe sakrifikoi. Mund ta kishim shënuar një gol, sidomos në pjesën e dytë.

Nuk janë asgjë 4 pikë direferencë që kemi me Teutën. Nuk më intereson ndeshja e Partizanit, sepse nuk duam ta kthejmë kokën prapa”, – theksoi pas ndeshjes Gjoka./vipsport/