Real Madrid “pushton” Parisin dhe shkon në çerekfinale…

Real Madrid është kualifikuar për të tetën herë radhazi për në çerekfinalet e Champions League dhe vazhdon ëndrrën për të fituar për herë të tretë radhazi këtë veprimtari prestigjioze.

“Los Blancos” kanë eliminuar Paris SG me rezultatin e përgjithshëm 5-2, me dy fitore, 3-1 në “Santiago Bernabeu” dhe 2-1 në mbrëmjen e sotme në “Parc des Princes”.

Francezët e panë veten në disavantazh në fushën e tyre nga goli i shënuar me kokë nga Cristiano Ronaldo, në minutën e pestë të pjesës së dytë.

Portugezi ka shënuar në nëntë ndeshje radhazi në Champions League duke barazuar rekordin e Ruud Van Nistlerooy.

Ai është golashënuesi më i mirë në historinë e kësaj veprimtarie me 119 gola. Real Madrid, që e nisi ndeshjen i sigurt pas fitores në ndeshjen e parë, nuk pati në radhët e tij

Modric dhe Kroos, që nuk janë riaftësuar plotësisht, megjithatë e kontrolloi mirë fushën duke administruar avantazhin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

U bllokuan nga moti i keq, evakuohen banorët dhe familjet në Theth

Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme qarkun...

A është Tamara fshati më i bukur i Shqipërisë?

E vendosur në zemër të Alpeve të Veriut, në...