Durimi që ka kërkuar prej disa kohësh trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka duket se po gjen vend.

Skuadra gradualisht po funksionon ashtu si duhet. Duke lënë dy ndeshjet e para të këtij viti, ato ndaj

Kukësit dhe Skënderbeut, në pesë të tjerat që përkojnë me takimet e fazës së tretë të kampionatit, gjërat kanë shkuar ashtu si duhet.

Janë 10 pikë të grumbulluara dhe ndoshta mund të kishin qenë edhe më shumë nëse nuk do të ishte humbur në Laç nga një gol aksidental i ardhur pas një faulli të paakorduar nga arbitri.

Ky ka qenë goli i vetëm që ka pësuar Vllaznia në këto pesë ndeshje ndërkohë që ka shënuar shtatë.

Natyrisht që këto thjesht janë tregues të rritjes së performancës së skuadrës por që nuk

mjaftojnë sepse ekipit i duhen ende pikë për të arritur objektivin që ai ka.

Rezultatet e Vllaznisë në 5 ndeshjet e fundit:

Java 19 Lushnja- Vllaznia 0-2

Java 20 Vllaznia- Teuta 2-0

Java 21 Luftëtari- Vllaznia 0-0

Java 22 Laçi- Vllaznia 1-0

Java 23 Vllaznia- Flamurtari 3-0

Bilanci: 5 ndeshje, 3 fitore, 1 barazim, 1 humbje. Golaverazhi: 7-1

© shkodrasport.com