Mungesa e mbrojtësit Malota ka krijuar një shqetësim në rradhët e ekipit të Vllaznisë për ndeshjen me

Flamurtarin sepse me mbrojtësin lezhjan prapavijë kishte krijuar stabilitet.

Për stafin teknik ka qenë problem zëvendësimi i këtij lojtari dhe deri ditën e djeshme ishte menduar se në atë pozicion do të luante Denis Pjeshka.

Por në fakt jo. Lajmet më të fundit që dalin nga kampi shkodran bëjnë të ditur se trajneri Gjoka ka ndër mend të bëjë një tjetër lëvizje.

Pikërisht kthimin e Orelesit sërish në mbrojtje ashtu siç ka luajtur në dy fazët e para të kampionatit.

Nigeriani do të jetë kësisoj për herë të parë përkrah Berishës në mbrojtje. Një lëvizje e tillë është bërë sepse Pjeshka mesa duket ende nuk është gati për lojë sepse ka vetëm

pak ditë stërvitje dhe nuk është në gjendjen e tij më optimale.

Në vend të Orelesit në mesfushë do të jenë Tafili. Të tjerët për formacion do të jenë të njëjtit e ndeshjeve të fundit.

Duke filluar nga portieri Sherri, mbrojtësit Gocaj, Berisha e Mersini, mesfushorët Krymi,

Lika, Çinari e Vucaj ndërkohë që në sulm do jetë Sukaj.

Me këtë formacion, Vllaznia do të tentojë fitoren ndaj Flamurtarit.

© shkodrasport.com