E fundit/ Partizani shkarkon trajnerin Sulejman Starova

Sulejman Starova, trajneri i ekipit të Partizanit është shkarkuar ditën e sotme. Mësohet se ky shkarkim ka ardhur si pasojë e mungesës së rezultateve të këtij ekipi. Në 5 ndeshjet e fundit skuadra e Partizanit ka pasur vetëm 1 fitore.

Trajneri Starova u rikthye te skuadra e Partizanit për herë të pestë si trajner. Drejtimi i skuadrës do ti besohet Klevis Dalipit.

Deklarata e plotë

“Pas barazimit 1 – 1 të arritur në Durrës ndaj Teutës bordi drejtues i klubit zhvilloj mbrëmjen e së dielës një mbledhje urgjente. Duke analizuar situatën aktuale dhe objektivat që ekipi synon për pjesën e mbetur të sezonit, drejtuesit e klubit kanë kërkuar dorëheqjen e Sulejman Starovës nga drejtimi i ekipit,

vendim i cili është pranuar edhe nga traineri Starova. Në vijim të sezonit futbollistik drejtimin e skuadrës do ta marrë Klevis Dalipi. Një ndryshim i tillë është konsideruar i domosdoshëm nga drejtuesit në kuadër të strategjisë së rinovimit dhe për ti dhënë një impuls pozitiv lojës dhe rezultateve të skuadrës.

Klubi falenderon trainerin Sulejman Starova për kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve në klub dhe në drejtimin e skuadrës”, thuhet në deklaratën e klubit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

U bllokuan nga moti i keq, evakuohen banorët dhe familjet në Theth

Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme qarkun...

A është Tamara fshati më i bukur i Shqipërisë?

E vendosur në zemër të Alpeve të Veriut, në...