Nuk u ndahet shqiptarëve, problemi i ndriçimit shtyn klasiken në Zvicër

Një arsye në dukje qesharake, ka shtyrë një klasike të shumëpritur në kampionatin zvicerian.

Basel-Zurih është një nga ndeshjet më të ndjekura në këtë kampionat, pasi këto janë dy ekipet që përfaqësojnë futbollin zvicerian më së shumti në arenën europiane.

Dritat e ndriçimit kanë rënë 40 minuta përpara fillimit të takimit, ndërsa fillimisht është lajmëruar se takimi do të shtyhej për në orën 19:45.

Pas përpjekjeve të shumta për të rikthyer në normalitet situatën, u morr vendimi për shtyrjen e kësaj klasike.

Ky takim pritet me interes edhe nga tifozët shqiptarë, duke parë numrin e lartë të futbollistëve me origjinë shqiptare në të dy ekipet.

Kështu, për Bazelin aktivizohen Xhaka dhe Ajeti, ndërsa për Zurihun luajnë Taipi dhe Pnishi. /vipsport/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...