Sot kampionati shqiptar i futbollit po vuan për një sulmues tipik. Dhe kjo padyshim që ndikon në cilësinë e ndeshjeve sepse kur nuk ka gol, nuk ka as bukuri.

Vetëm pak vite më parë në fakt ishte ndryshe. Vioresin Sinani, Indrit Fortuzi, Daniel Xhafaj etj, ishin ata më të spikaturit.

Ata që “nuk të falnin” sa herë që dilnin para portës. Jo më kot, janë edhe ndër shënuesit më të mirë të gjithë këtyre viteve.

Në fakt, Vllaznia ka patur fatin dhe nderin të ketë në gjirin e saj ikonën e golit- Vioresin Sinanin.

Vetëm në kampionat ka arritur të shënojë 208 gola, më shumë se kushdo tjetër.

Për këtë arsye, ai është aktualisht golashënuesi më i mirë në gjithë historinë e futbollit shqiptar.

Sinani e ka lënë futbollin para pesë vitesh kur karrierën e tij e ka nisur në vitin 1995. “Shkodra Sport” vjen sot përpara jush me një video të rrallë.

Atë të golave të Sinanit. Natyrisht nuk janë të gjithë në këtë video 20 minutëshe.

Por janë mbi 100, më shumë se gjysma. E për këtë arsye ndjehemi mirë sepse duke e publikuar në kanalin e saj, breza të tërë të rinjsh do të rriten duke shijuar këto gola.

Duke e ditur se kush ka qenë Vioresin Sinani, shënuesi më i mirë në historinë e kampionatit shqiptar.

© shkodrasport.com