Korçarët përgatiten për ndeshjen me Laçin, kompletohet grupi

Një ditë pas barazimit në Kukës, Skënderbeu iu është kthyer sot përgatitjeve për ndeshjen e radhës në kampionat, ndaj Laçit. Duke marrë parasysh kushtet atmosferike në Korçë, stafi teknik ka vendosur që të zhvillojë 2

ditë përgatitje në Durrës dhe të rikthehet në “qytetin e serenatave” ditën e shtunë, për t’iu dhënë fund përgatitjeve për sfidën e së dielës ndaj kurbinasve. Ekipi është grumbulluar paradite në “Tropikal Resort”,

ku pjesa e lojtarëve titullarë që luajtën ndaj Kukësit zhvilluan një seancë rikuperuese, nën kujdesin e stafit mjekësor, ndërsa pjesa tjetër iu nënshtrua një

seance të plotë nën drejtimin e trajnerit Daja. Stafi teknik do ta ketë grupin e plotë në dispozicion për takimin e radhës. Muzaka, Vila,

Osmani janë riaftësuar plotësisht, ndërkohë që sot me grupin janë bashkuar edhe Sabjen Lilaj me kapiteni Orges Shehi, të cilët janë plotësisht gati për takimin e radhës. Mungesë e vetme është ajo e Jashanicës, që ka kryer operacionin.

Kujtojmë se ndeshja Skënderbeu-Laçi, e vlefshme për javën e 23-të të Superiores, do të luhet më 4 mars, ora 17:00, në stadiumin e Korçës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...