Totti fiton çmimin Laureus për Arritjet në Karrierë

Ikona e Romës Francesco Totti ka fituar çmimin e mirënjohjes për karrierën e tij në ndarjen e çmimeve Laureus.

Totti kaloi të gjithë karrierën e tij në vendlindje dhe vari këpucët në gozhdë në moshën 40 vjeçare vitin e kaluar.

Ceremonia është zhvilluar në Montekarlo, dhe është prezantuar nga aktori Benedict Cumberbatch.

“Jam shumë i emocionuar për këtë çmim, pasi nuk e prisja të zgjidhesha pikërisht unë,” shprehet Totti nga skena.

“Jam i lumtur që kam kaluar 25 vite të karrierës sime te Roma. Gjithashtu jam i lumtur për momentet e bukura tek Italia. Jam munduar të jap gjithçka, gjithmonë.

“Falënderoj të gjithë për këtë mbrëmje të bukur dhe shpresoj që t’iu ndihmoj sërish në të ardhmen. Duhet të ndihmojmë ata që nuk kanë fatin tonë.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...