Juventusi nis një tur force: 6 ndeshje në 18 ditë; Napoli do të luajë gjysmën e tij

Dëbora e të dielës pasdite, nëse në njërën anë ka lejuar Juventusin të pushojë disa ditë dhe të përgatisë më mirë gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë, nga ana tjetër ka komplikuar më tej orarin e bardhezinjve.

Ekipi i Allegrit, në fakt, duhet të llogarisë edhe ndeshjen e prapambetur kundër Atalanta,

e cila do të luhet më 14 mars, në orën 18:00, kështu që deri në pushimin për sfidat e kombëtares, që vijnë nga mesi i marsit, do të luajë gjashtë ndeshje në mes të Seria A, Kupa e Italisë dhe Champions.

NJë periudhë kyçe në luftën për “scudetto”, në qoftë se mendoni se si Napoli, i eliminuar tashmë nga Kupa e Italisë dhe Liga e Europës, do të fokusohet vetëm në kampionat.

Pra, në të njëjtën kohë, skuadra e Sarrit do të luajë vetëm tri lojëra, edhe pse mjaft sfiduese kundër Romës, Interit dhe Genoa.

Juventusi do ta fillojë këtë tur force sot, kundër Atalantës, në Kupën e Italisë, dhe pastaj do të vizitojë Lazion në kampionat, të shtunën pasdite. Më tej do të fluturojë në Londër, ku të mërkurën mbrëma do të luajë kthimin e 1/8 finale të Ligës së Kampioneve, kundër Tottenhamit.

Katër ditë më vonë, Udinese do të mbërrijë në “Stadium”, ku të mërkurën e 14 marsit, siç u përmend, Atalanta do të luajë sërish ndeshjen e shtyrë për shkak të borës,

të së dielës së kaluar. Së fundi, ky tur force i Juventusit do të mbyllet më 17 mars, në “Ferrara”, kundër SPAL.

Një orar shumë i ngjeshur në një situatë, megjithatë, jooptimale nga pikëpamja e lëndimeve, por që nuk e shqetëson shumë Allegrin, i cili, për më tepër, gjithmonë ka shpjeguar se

preferon më mirë lojërat se seancat javore të trajnimit. Në kontrast me kolegun Sarri, me pak fjalë.

“Ne duhet të mendojmë për atë që duhet të bëjmë. Fakti që ka kaq shumë lojëra është bukuria e qëndrimit në garë.

Dhe Juventusi funksionon kështu, ka ambicie për të arritur në fund në çdo kompeticioni. Pastaj, çfarë mendojnë të tjerët dhe u thonë të tjerëve për ne,

nuk ndryshon asgjë. Ne kemi për të mbajtur një profil të ulët, për të punuar dhe të përpiqemi për të marrë rezultate. Synojmë t’i shkojmë deri në fund Kupës së Italisë, Seria A dhe Champions”.

TE TJERA

spot_img