Emre Can, Juventus i jep ultimatum 7-ditor

400

Situata kontraktuale e Emre Can vazhdon të shkaktojë shqetësime te Liverpool, me futbollistin e përfaqësueses së Gjermanisë që ende nuk ka vendosur në lidhje me të ardhmen e tij me të Kutë.

Futbollisti 24-vjeçar ka qenë zgjedhje e parë e trajnerit Jurgen Klopp këtë sezon, por vazhdon të mos pranojë nënshkrimin e një marrëveshje të re në ‘Anfield Road’. Në adresë t ëish-futbollitit të Bayer Leverkusen është shfaqur interesimi i shumë klubeve, sidomos në kuadër të një transferimi potencialisht me kosto zero në verën e ardhshme, me destinacion më të mundshëm Juventusin.

Bardhezinjtë kanë realizuar disa goditje të bujshme gjatë viteve të fundit, duke nënshkruar me futbollistë me kosto zero, sikurse në rastin e Andrea Pirlo, Paul Pogba, Sami Khedira dhe Kingsley Coman.

Por, sipas raportimeve nga Italia, drejtuesit e lartë të Juventus tashmë po lodhen me ndjekjen e yllit të Liverpool, teksa Emre Can vazhdon të mos vendosë, duke zvarritur tratativat.

“Gazzetta dello Sport” raporton se Juve i ka dhënë një ultimatum 7-ditor mesfushorit Emre Can, për të dakordësuar ose jo një transferim në Torino. Juventus, sikurse një numër i madh i klubeve elitare në Euroë,

kanë qartësuar tashmë se ku dhe si duan të përforcojnë skuadrën në merkaton e ardhshme. Ata kanë komunikuar më parë me përfaqësuesin e Can,

Reza Fazeli, i cili ka premtuar se Can nuk do të pranonte asnjë ofertë tjetër, pa komunikuar më parë me drejtuesit e Juventus.

Rezultate imazhesh për emre can juventus

Tashmë shefat e “Zonjës së Vjetër” Beppe Marotta dhe Fabio Paratici duan të takohen ballë për ballë, për të realizuar marrëveshjen javën e ardhshme. Juventus është përgatitur t’o ofrojë Can një kontratë 5-vjeçare me vlerë £8.8milionë në vit,

Lexo edhe:   ”Femrat me te forta”, më thuaj muajin kur ke lindur, të të tregoj çfarë femre je…

plus bonuse, deri në 2023, por nëse përfaqësuesit e gjermanit do të pretendojnë më shumë, atëherë vëmendja e bardhezinjve do të drejtohet tjetërkund.

Në rast se Can do të tërhiqet nga tratativat, atëherë vëmendja e uventus mund të orientohet drejt Max Meyer, mesfushori i Schalke, kontrata e të cilit skadon gjithashtu në verë.