I pranishëm pasditen e sotme në tribunën e stadiumit të Laçit kanë qenë edhe disa ish- futbollistë të Vllaznisë.

Njëri prej tyre ka qenë edhe Çlirim Basha. I ardhur pak ditë më parë ngë Gjermania ku jeton prej vitesh, ai nuk mund të qëndronte larg

skuadrës së tij të zemrës dhe për rrjedhojë ka udhëtuar sot drejt Laçit për ta ndjekur nga afër atë.

Në fund të takimit, ai është intervistuar nga “Shkodra Sport” dhe ka shprehur zhgënjimin e tij për humbjen e kësaj ndeshje.

“Mendoj

se Vllaznia kurrsesi nuk e meritonte humbje në këtë takim. Sidomos në pjesën e dytë, ajo e ka dominuar lojën.

Ka krijuar edhe 2-3 raste të pastra shënimi por nuk ia arriti ta çonte topin në rrjetë. Të paktën barazimin duhej ta kishte marrë

medoemos në këtë ndeshje sepse në fund të fundit do të ishte një pikë e vlefshme për ecurinë e mëtejshme të skuadrës në kampionat.

Me lojën që zhvilloi sot Vllaznia, besoj se në ndeshjet e ardhshme rezultatet pozitive do të jenë të pranishme sërish për të.

E kam ndjekur rregullisht Vllazninë nga

Gjermania por sot ishte hera e parë për këtë sezon që e shoh “live” në stadium dhe të them të drejtën, skuadra më pëlqeu.

Dua të përmend Vucaj, më të mirin në fushë në këtë ndeshje i cili binte në sy për performancën e tij”- ka deklaruar ish- mbrojtësi i djathtë i Vllaznisë dhe i kombëtares shqiptare.

I pyetur nëse rrezikon kjo skuadër rënien nga Superliga, Basha do të përgjigjej: “Vllaznia nuk është një ekip për të rënë nga kategoria.

Këtë nuk e them ngaqë jam ish- pjestar i saj dhe tashmë tifoz me të, por e them

nisur nga përbërja që ka dhe mënyra e lojës që zhvillon. E them me 1 milionë për qind se ajo nuk do të bjerë nga kategoria”.

© shkodrasport.com