Agresoret “rrefejne” ne polici konfliktin me Ernest Gjoken

Blute e Shkodres kane bere te mundur pas 5 ditesh venien ne pranga te autoreve te dyshuar te ngjarjes qe tronditi mbare opinionin sportiv, sulmin me thike ndaj trajnerit te Vllznise Ernest Gjoka.

Blute e Shkodres prej 5 ditesh kane qene ne ndjekje te autoreve, nderkohe qe personat e arrestuar jane “tradhtuar” nga kamerat e sigurise te cilat kane filmuar cdo gje, qe nga momenti kur agresoret kane mberritur ne fushen “Reshit Rusi” personin i cili ka qelluar teknikun Gjoka dhe me pas edhe largimin e tyre me nje mjet tip benz.

Burime prane grupit hetimore te policise se Shkodres bejne me dije se fillimisht ne pranga ka rene shtetasi Sehar Xhenje, 21 vjec i cili ka qene edhe drejtuesi i makines.

Ai eshte arrestuar pasditen e se henes, por fillimisht nuk ka pranuar perffshirjen e tij ne sulmin ndaj Gjokes.

Por pasi eshte marre disa here ne pyetje, nga oficeret e policise se Shkodres, ai ka deklaruar se ka qene aty, se bashku me nje person tjeter duke identifikuar edhe shtetasin tjeter, 19 vjecarin Nehat Fojleta, i cili deri tani eshte evidentuar si autor i sulmit, personi i cili ka nxjerre thiken ne drejtim te Gjokes.

Sipas po te njejtave burime per eetimes.al, 19 vjecari nuk ka pranuar te kete pasur konflikt me trajnerin Gjoka por pas ballafaqimit me kamerat e sigurise, ai ka pranuar se ka qene aty.

Keto jane detajet para ne lidhje me ngjarjen por ashtu sic eshte shprehur tekniku Gjoka i kontaktuar nga eetimes.al, e rendesishme eshte tashme qe te zbardhet kush eshte porositesi.

Te dy te arrestuarit jane nga Lagjia Kiras ne Shkoder, nderkohe qe pritet deshmia e dy te rinjve per te zbardhur motivet, ndoshta edhe per te zbardhur emrin e porositesit, dhe jo te gjithe te ngrene hamendesime se kush e beri.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...