Matthaus: Lewandowski nuk mund të zëvendësohet, ai është Messi i Bayernit

Lothar Matthaus, një nga ikonat e Bayern Munich, e krahasoi Robert Lewandowski me superstarin e Barcelonës, Lionel Messin, pasi e lavdëroi sulmuesin polak si të jashtëzakonshëm.

Lewandowski, i cili ka qenë i lidhur me një lëvizje drejt kampionëve spanjollë dhe europianë të Real Madridit, pas ndryshimit të agjentit, ka shënuar 20 gola për Bayernin në Bundesligë, këtë sezon. 29-vjeçari ka shënuar më shumë se 100 gola, që prej ardhjes në “Allianz Arena” nga rivalët gjermanë të Borussia Dortmundit, në vitin 2014,

duke i ndihmuar bavarezët në fitimin e tre titujve të Bundesligës. Ish-kapiteni i Bayernit, Matthaus,

përshëndeti rëndësinë e Lewandowski në “Allianz Arena”, duke e krahasuar polakun ndërkombëtar me pesë herë fituesin e “Topit të Artë”. Lionel Messi.

“Lewy bën një ndryshim, ai nuk mund të zëvendësohet, – tha Matthaus nëpërmjet faqes zyrtare të Bundesligës. – Robert është një figurë e rëndësishme në Munih, ashtu sikurse Messi është në Barcelonë.

Mirëpo, kur Messi lëndohet, imazhi i lojës katalanase ndryshon krejtësisht, Bayerni nuk e ka këtë problem. Lewandowski është një lojtar kyç, por skuadra nuk është aq e varur prej tij si loja e Real Madridit nga Cristiano Ronaldo, apo taktikat e PSG-së nga Neymar.

Lewandowski me të vërtetë është një lojtar i jashtëzakonshëm, – vazhdoi Matthaus. – Ai nuk ka një alternativë që garanton të njëjtën cilësi. Polaku aktualisht është “9” më e mirë në botë. Bayern Munich nuk do të gjejë një lojtar të tillë”.

Sulmuesi në fjalë ka shënuar 29 gola në 34 ndeshje, në të gjitha garat e këtij sezoni për Bayernin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...