FOTO/ Deputeti demokrat Bardh Spahia prek nga afër varfërinë e familjeve të përjashtuara nga ndihma ekonomike

Deputeti i Partisë Demokratike në Shkodër, Bardh Spahia ka prekur nga afër realitetin në kufinjtë e tragjikes,

të familjeve shkodrane që janë përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike.

Deputeti demokrat jo vetëm ka bashkëbiseduar me pjestarë të familjeve,

por ka hyrë edhe në shtëpitë ku ata jetojnë.

Janë foto që nuk kanë nevojë për asnjë koment sepse flasin vetë.

Gjatë bashkëbisedimit me këto familje në NJA Rrethina të Bashkisë Shkodër, deputeti Spahia është njohur me gjendjen shumë të vështirë të krijuar nga përjashtimi i padrejtë nga ndihma ekonomike.

Pavarësisht se një shumë e vogël, për këto familje kanë qënë jetike për të ushqyer sado pak shpresën.

Tanimë kur edhe këto pak të ardhura janë hequr nga e ashtëquajtura “skemë e re e ndihmës ekonomike”, ështësi një dënim me vdekje përmes urisë.

Nga ana e tij deputeti Spahia ka siguruar qytetarët se ai dhe PD do të jenë në mbeshtetje të kësaj kategorie. Si në seancën e fundit, do të vazhdojnë përpjekjet tona që kjo “skemë e re” të ndryshohet për të garantuar të paktën bukën e gojës për këto familje.

Këtë të martë, nga familjet që janë përjashtuar padrejtësisht nga përfitimi i ndihmës ekonomike, pritet të ketë edhe një protestë në një nga sheshet e Shkodrës.

Dështimi i skemës së re të ndihmës ekonomike u denoncua së pari pikërisht nga Shkodra, përmes kryetares së Bashkisë Voltana Ademi, edhe në emër të kolegëve të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.

Madje Ademi sensibilizoi me shkresë zyrtare institucionet më te larta të shtetit dhe nga ajo ditë, kjo çështje është në fokusin kryesor të opozitës dhe PD-së veçanërisht. ©ShkodraWeb

 

 

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...