Bizesmeni u vra me 14 shkurt në Bllok, policia arreston vrasësin dhe bashkëpunëtorin e tij

Policia ka arrestuar sot vrasësin e biznesmenit Memli Begalla 64-vjeç nga Tepelena dhe bashkëpunëtorin e tij.

Të arrestuar nga policia janë: Denis Demiri, i cili akuzohet se ekzekutoi sipërmarrësin, ndërsa Ardian Serezi është i arrestuari i dytë si bashkëpunëtor në vrasje.

Dyshohet se pista kryesore ku janë fokusuar hetimet është ajo e borxheve që nuk kishte shlyer viktima.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një automjet me targa të huaja, me të cilin autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu, është sekuestruar një automjet në pronësi të shtetasit Denis Demiri, si dhe 9 telefona celularë.

Vrasësit u identifikuan, pasi kamerat i kanë kapur, kur kanë hipur në një makinë tip BMW të zezë pas vrasjes.

Makina ishte me targa të huaja, por është identifikuar nga policia, e cila ka arritur te gjurmët e autorëve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...