Vllaznia arrin objektivin. Merr një pikë me shumë vlerë në Gjirokastër

Kuqeblutë marrin një pikë me shumë vlerë në Gjirokastër.

Në fund të 90 minutave, Luftëtari dhe Vllaznia e kanë mbyllur ndeshjen në barazim 0-0,

pavarësisht rasteve që kanë patur të dy ekipet.

Pjesa e parë ka qenë disi më e ekuilibruar ndonëse Sukaj në dy momente por edhe vendasit kishin mundësi edhe të shënonon por nuk ia dolën.

Ndërkohë fillimi i pjesës së dytë ka qenë i tmerrshëm për Vllazninë.

Brenda 5 minutave të para të saj, Abazaj dy herë por edhe Bregu, kanë “falur” kuqeblutë.

Pa mohuar këtu edhe meritat e portierit Sherri që në dy momente ka reaguar në mënyrë të shkëlqyer.

Këto momente të vështira dalëngadalë kaluan dhe loja ekuilibrohet ndërkohë që në minutat e fundit duhej të kishte shënuar Vllaznia.

Sukaj fillimisht dhe më pas Ribaj, kanë patur mundësi ta dërgojnë topin në rrjetën e portës gjirokastrite por nuk janë të saktë në gjuatje.

Përfundimisht barazim 0-0 dhe Luftëtari merr rezultatin e nëntë pozitiv rradhazi ndërsa Vllaznia të tretin ndërkohë që ruhet sërish diferenca me 6 pikë me njëra- tjetrën në renditje.

© shkodrasport.com

10 ditë nga dasma, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj nisin me “ahengun”

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të martohen së shpejti me një ceremoni private në Toskana Itali. Është bërë e ditur se dasma do të...

Shkak për ndarjen me Olsin është bërë vjehrra? Veprimi i dyshimtë i Egli Takos

Një nga shenjat e para që bëri publikun të besojë ndarjen e Olsi Bylykut dhe Egli Takos ishte mungesa e një urimi nga Egli...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME