Kush është shqiptari i vrarë në Britani

6 ditë pasi u dhunua në mënyrë barbare nga të paktën dy persona, Jozef Boci ndërroi jetë të premten në një spital në Londër.

30-vjeçari shqiptar mësohet se jetonte prej vitesh në Britani.

Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të shqiptarit, krahas mediave britanike, e kanë përcjellë në rrjetet sociale, edhe miq e të njohur të tij.

Ata kanë postuar edhe foto nga vendi i ngjarjes, ku kanë vendosur lule e qirinj në nder të 30-vjeçarit.

” R.I.P Jozef Boci. Do të të kujtoj gjithmonë vëlla. I paharruar Jozef Boci…

Shpirti N’ Paqe Vlla “, shkruan një mik i tij në rrjetet sociale, teksa poston edhe këtë foto.

Boci pësoi dëmtime të rënda në kokë, pasi u rrah nga disa persona e u godit me sende të forta, në rrugën Greenwich High.

Gjithçka, sipas mediave, erdhi pas një sherri mes dy grupeve të ndodhur fillimisht në një lokal aty pranë.

Zënka vijoi jashtë në rrugë, ku i riu shqiptar u dhunua për vdekje.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 6 ditë pas kësaj ngjarjeje të rëndë ai ndërroi jetë.

Autoritetet britanike kanë arrestuar 2 persona për vrasjen e Bocit.

Ata janë dy të rinj të moshës 20 dhe 21 vjeç, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur. Hetimet për ngjarjen vijojnë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Shkodra priti ndërrimin e viteve në shesh me spektakël si asnjë qytet tjetër

Qytetarët pritën Vitin e Ri në shesh me një...

Qeveria shqiptare akordon pension të posaçëm për prof. Zef Çobën

Akordimi i pensionit të posaçëm nga qeveria shqiptare për...

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...