DETAJE/ Plagosja në M.Madhe nga sherri për tokën, autori është kryetari i PS-së në Kelmend

Një konflikt mes fqinjëve për tokën ka përfunduar me një të plagosur, ndërsa është arrestuar autori.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vukël.

Pas një debati të nisur disa ditë më parë, Vasel Vuçinaj, i cili është kryetar i Partisë Socialiste në Kelmend mëngjesin e sotëm ka qëlluar 12 herë me armë zjarri automatik në drejtim të banesës së Mark Çelës.

Në momentin që Vuçinaj ka qëlluar, në banesë kanë qenë të gjithë pjesëtarët e familjes Çela, ndërsa i plagosur ka mbetur kryefamiljari Mark Çela.

Ai mori një plumb në shpatull. 51-vjeçari është dërguar në spital, ndërsa raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore të Sektorit Kundër Krimeve të Rënda, forcat policore të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe si dhe një grup i FNSH Shkodër duke arrestuar autorin vetëm pak pas ngjarjes.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatik si dhe në vendngjarje nga këqyrja u sekuestruan 12 gëzhoja.

Grupi hetimor po merr në pyetje autorin dhe të plagosurin për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...