GREQI, 50 VITE BURG PER SHQIPTARIN QË PËRDHUNONTE TË BIJËN

Një emigrant shqiptar në Greqi është dënuar me 50 vite burg, pas provimit të akuzës se për dy vjet rresht përdhunonte të bijën e mitur.

Për të njëjtën çështje është dënuar me 15 vjet edhe bashkëshortja e tij, e cila ishte në dijeni për veprimet monstruoze të të shoqit dhe nuk kishte bërë asnjë denoncim.

38 vjeçari B.H., nga Tepelena ishte arrestuar në maj të vitit të kaluar, i akuzuar se abuzonte seksualisht me të bijën 13 vjeçare.

E mitura përjetonte një ferr të vërtetë për dy vite rresht, por nuk guxonte të hapte gojën dhe qëndronte e mbyllur në vetvete, ndërsa kishte rënë shumë në mësime.

Sjellja e saj tërhoqi vëmendjen e bashkënxënësve dhe të mësuesve dhe dalëngadalë, a asistuar nga psikologët, ajo nisi të tregonte gjithë tmerrin që i kishte krijuar prindi i vet.

Familja që kishte dhe tre fëmijë të tjerë, jetonte prej shumë vitesh në fshatin bregdetar Thermi në ishullin e Mitilinit.

38 vjeçari ishte akuzuar edhe me herët për keqtrajtim të fëmijve dhe dhunë në familje, mirëpo kishte marrë pafajësinë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...