Futbollistet e Vllaznisë sot një surprizë të veçantë për trajnerin e tyre

Vllaznia e futbollit të femrave sot ka luajtur ndeshjen e radhës, atë të Kupës së Shqipërisë përballë Kinostudios.

Një takim i rëndësishëm sepse bëhej fjalë për gjysmëfinalen e këtij kompeticioni dhe padyshim që shkodranet do të tentonin kalimin në finale.

Por futbollistet e këtij ekipi kanë patur edhe një arsye më shumë për ta fituar këtë ndeshje.

Pikërisht, për t’ia dedikuar trajnerit të tyre Nikolin Leka. Ky i fundit pikërisht sot ka patur ditëlindjen dhe për rrjedhojë, pas fitores 4-1 ndaj Kinostudios, të gjithë sëbashku kanë festuar gjatë.

Vajzat dhe presidenti Lazer Matia i kanë uruar 51 vjetorin e lindjes trajnerit Leka.

Ai në krye të kësaj skuadre prej dy sezonesh ka qenë shumë i suksesshëm dhe jo më kot, në Shkodër kanë arsye pse festat të bëhen gjithnjë e më të bukura.
© shkodrasport.com

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...