Tregtarja shkodrane denoncon doganat: Më mbajnë çdo herë 5 litër mostër nga malli që eksportoj…

1031

Kalimi i mallrave vijon të shoqërohet me sorollatje në doganat shqiptare. Merita Bekteshi është një ndër ato qytetare e cila prej 25 vitesh merret me biznes por që sipas saj, përgjatë ketyre viteve ka patur sorollatje të pafundme në doganë.

Për mallin që ajo merr, ndonëse me licensë të kategorise së parë, Meritës i kërkojnë mostra nga 1 deri në 5 litra. Për të kjo ka kosto, ndërsa është ankuar edhe pranë drejtorisë së krimit ekonomik.

Ky nuk është rasti i parë që persona të cilët duan të merren me biznes, nuk gjejnë aspak lehtësira në qarkullimin e mallrave. Kohët e fundit pika doganore e Hanit të Hotit është përshfirë nga zvarritje dhe çrregullime në punë edhe për shkak të ndryshimeve që po bëhen.

Kjo falë një investimi të Bashkimit Europian i cili ka mundësuar realizimin e projektit të investimit për terminalin e ri dhe godinën, një investim me vlerë rreth 1.8 milionë euro.

Shpresohet që me implementimin e projektit të mundësohet një kontroll kufitar më i shpejtë dhe i sigurtë në aksin kryesor midis Shqipërisë dhe Malit te Zi.

Kjo për trafikun kufitar dhe transportin e mallrave, përpunimin në kohë më të shkurtër të kamionëve me mallra dhe lehtësim të procedurave doganore.

Lexo edhe:   Sondazhet-Rritet pakënaqësia ndaj qeverisë/ Zvogëlohet Basha