“Hiqu bukën, hiqu ujin”…Ëëhh ku është problemi këtu

Nga Dritan Laci

Sikur të mos mjaftonte Drejtor “Pavllovi” Rilindas i Ujësjellësit të Sarandës që me zë e figurë doli e tha se kishte eksperimentuar çfarë efekti social do të kishte pasi i la tri ditë pa ujë banorët dhe mësoi që eksperimenti mbi kaviet doli me sukses pasi askush nuk pipëtiu, mbrëmë na u desh të dëgjonim një tjetër thagmë nga xhevahiret që rilindasit nxjerrin si pa të keq nga goja.

Radhën për të na treguar se Rilindja e ka hapur krahun dhe ka filluar të mendojë me zë, e kishte Luneda Sufali, dikur drejtoreshë e Bixhozit aktualisht me pozitë Drejtoreshë e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror e cila mbrëmë në emisionin

“360 gradë” të Artur Zhejit ndërsa debati ishte përqendruar te 20 mijë familjet që qeveria i ka nxjerrë jashtë skemës ekonomike, teksa iu vu në dijeni se kjo ishte buka e gojës së këtyre familjeve, pa teklif u përgjigj; “Buka e gojës?!! Ca problemi ka këtu”.

Sigurisht që për znj. Sufali, 80 mijë lekë të vjetra që merr një familje në nevojë, janë hiç gjë para rrogës, dietave dhe të mirave materiale që i siguron posti, por arroganca me të cilën shprehet kalon çdo përtypshmëri të një zyrtari shtetëror që në thelb të punës së tij duhet të ketë përulësinë e një shërbëtori ndaj qytetarëve.

Kjo arrogancë bëhet edhe më e papërtypshme kur shikon që minimumi znj. Sufali por edhe të gjithë burokratët që paguhen me taksat e këtyre qytetarëve, nuk gëzojnë ndjesinë as më të vogël të kërkojnë ndjesë publike për thagmat që nxjerrin nga goja. Dhe ky nuk është problemi vetëm i znj.

Sufali dhe drejtor “Pavllovit” të Sarandës, por i Rilindjes në tërësi e cila në moton “tepsinë për të bërë shtet” po vë në jetë më së miri moton tjetër “pushteti i të fortit në qëllim të të bërit shtet”, ku ka punë që bëhen me dhunën e pushtetit duke u fshehur pas maskës së të bërit shtet.

Dhe kjo nuk është arrogancë e shkëputur thjesht e një zyrtareje, por është një sjellje e imituar nga drejtuesi i tyre në qeveri që se ka për turp tu kthehet me të gjithë arrogancën që e karakterizon ndaj qytetarëve apo edhe komentuesve, shpesh duke i përçmuar për nivelin e tyre gjuhësor apo dialektin.

Në fakt ca problemi ka këtu nëse u heq bukën 20 mijë familjeve? Ca problemi ka nëse u heq ujin tri ditë me vetëdije banorëve të një qyteti? Ëhh ku është problemi? Fakti që z.

Rama nuk ka marrë ende asnjë masë ndaj papagajve të tij që përpiqen ta imitojnë në fraza dhe gjestikulacione, do të thotë që Z. Rama miraton çdo veprim të tyrin, sa kohë që nuk bën asnjë përçapje për të treguar të kundërtën.

Dhe ky është një tjetër turp për kryeministrin e një vendi që tepsinë e deshi dhe e mori për vete për ta mbushur me bereqet, ndërsa tani po e përdor si dajre të shpuar me qëllim për të bërë zhurmë për të mbuluar paaftësinë dhe skandalet që mbjell çdo ditë qeverisje të sajën.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...