Gabimi i farmacistes mund t’i kushtonte jetën pacientes, kaloi 10 ditë në gjumë

Valmira Bardhi tregon në emisionin “Stop” se pas vizitës së mamasë së saj 63-vjeçare, iu drejtua farmacisë për të marrë ilaçet me recetë.

Por farmacistja i ngatërroi medikamentet e për pasojë e ëma kalon 10 ditë në gjendje gjumi.

Farmacistja i kishte dhënë gabimisht dy ilaçe për gjumë.

Në një ballafaqim me qytetaren, justifikohet duke i thënë se faji është i mjekut, të cilit ajo nuk i kuptoi shkrimin.

Ndërsa administratorja e farmacisë, Desdemona Bregu mori përsipër ekzaminimin e pacientes.

Valmira tha:

Unë quhem Valmira Bardhi. Kam mamin 63 vjeç, e cila vuan nga hematoma në kokë, ka mpiksje gjaku. E çoj për vizitë të doktori dhe na jep recetën me ilaçe.

Shkoj në farmaci, dorëzoj recetën, më tha që do bënte porosinë e mjekimeve dhe të shkoja t’i merrja më vonë. Shkoj në mëngjes t’i marr dhe ishte farmacistja punonjëse.

Farmacistja nuk e kishte lexuar mirë llojin e ilaçit dhe nga ‘ancopir’ më jep ‘diazepam’, gjumësjellës. Ndërkohë që mami merrte gjumësjellës tjetër nga doktori, ‘alprazolam’ dhe u bënë dy gjymësjellës.

Ia vazhdoj unë mamit, sipas asaj që më dha ajo, 2 kokrra në ditë ‘diazepam’ dhe 3 herë nga 5 pika ‘alprazolam’.  Ishte super dozë e rëndë.

Shihja mamin, në gjumë. Thashë t’ia heq vetë 1 kokërr ‘diazepam’ dhe pjesën tjetër t’ia jap se doktori ia ka dhënë për qetësim, gjumësjellës.

Sa vinte e po rëndohej mami, vetëm në gjumë gjithë ditën. Ngrihesha e shihja a është a s’është gjallë”.

Denocuesja tregon se komunikoi pas 10 ditësh me doktorin, i cili i tha që nuk i kishte dhëbë ‘diazepam’ në recetë, ndaj dhe duhej t’ia shkëpuste menjëherë të ëmës.

E ëma e Valmirës rrëfen se ndihej keq kur konsumonte ‘diazepam’ dhe se flinte shumë gjatë gjumë.

E tregoi finalen e ‘Big Brother’ Arbana, por ja çfarë po ndodh jashtë për Luizin

Mesa duket konkurrenti i Big Brother Vip, Luiz Ejlli është “halli” më i madh i qytetarëve të vendit tonë.   Këtë e tregojnë pamjet më poshtë,...

Luizi rrëqeth me rrëfimin: Situatën më të vështirë në jetë, më ndihmoi ta kaloja deputeti i PS-së, ma zgjati dorën

Luizi i ka treguar Kiarës për një moment kur ka pasur një vështirësi edhe e ka ndihmuar deputeti i PS-së Benet Beci. Këngëtari rrëfen...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Çfarë nënkuptojnë pikat e bardha në thonj: Sëmundjet dhe…

Ja cilat janë barnat që mund ta shkaktojnë problemin   Njollat...

E habitshme…/ Enkel Demi e thotë troç: Po më çajnë k…

Gazetari dhe shkrimtari i mirënjohur Enkel Demi, i ftuar...

Ilir Shaqiri flet për Luiz Ejllin: Ka qetësinë time dhe batutat e Donaldit dhe duhet ta f…

Ilir Shaqiri ishte i ftuar në emisionin “Më lër...