Sulmi ndaj Ernest GJOKËS, reagon Armando CUNGU: Turp për Shkodrën, e kisha paralajmëruar para dy vitesh

602

Një ngjarje e rëndë ndodhi disa orë më parë në qytetin e Shkodrës. Trajneri Ernest Gjoka u sulmua me thikë nga një person i paidentifikuar. Fatmirësisht Gjoka shpëtoi pa dëme, por kjo ngjarje ka prekur rëndë të gjithë njerëzit e sportit në Shqipëri.

Por, në klubin e Vllaznisë, prej vitesh ekziston një presion i madh. Dy vite më parë, trajneri i atëhershëm, Armando Cungu kishte deklaruar se ka presione dhe kërcënime të jashtme në klubin shkodran.

Por, këtyre deklaratave nuk iu kushtua rëndësi e madhe, derisa ndodhi ngjarja e sotme e Gjokës.

I kontaktuar nga Newsport.al, trajneri Armando Cungu ka thënë se këtë ngjarje ai e ka paralajmëruar që para dy vitesh, por askush nuk mori masa.

“Këtë ngjarje e kam paralajmëruar që dy vjet më parë. Është e turpshme që nuk është reaguar, as nga media dhe as nuk janë marrë masa.

Të gjithë kanë qëndruar indiferentë për presionin e madh që është te Vllaznia. Unë për këtë arsye u largova. Duhet të ndodhte diçka e tillë që të reagohet?

Për trajnerin Gjoka

Më vjen keq dhe për Gjokën, sepse është koleg i imi dhe ai. Kjo ngjarje është një shumë e rëndë, kujtdo t’i kishte ndodhur.

Ky është një skandal i madh që ka ndodhur. Sinqerisht më vjen shumë keq për këtë gjë. Është e turpshme për Shkodrën.”

Lexo edhe:   Boksa db opera 715 750w aktiv