Blerjet funksionojnë, Vllaznia me besim drejt Gjirokastrës

Nuk ka kohë për vetëkënaqësi te Vllaznia, dy fitoret radhazi ndaj Lushnjës dhe Teutës kanë ndryshuar humorin në kampin shkodran.

Por tani vëmendja shkon menjëherë te përballja e kësaj të shtune me Luftëtarin, një ndër skuadrat më në formë të momentit dhe me elementë cilësorë që bëjnë diferencën.

Gjithsesi, te Vllaznia nisen me bindjen se i kanë të gjitha mundësitë për një rezultat pozitiv, jo vetëm nga fakti se bilanci sezonal shikon superiorë kuqeblutë me një fitore në Shkodër dhe një barazim në Gjirokastër.

Por edhe për vetë formën e skuadrës ku ka nisur të ndihet dukshëm kontributi i përforcimeve të dimrit.

Blerjet e janarit u panë me skepticizëm pas ndeshjes së parë me Kukësin dhe Skënderbeun, por Gjoka kërkoi kohë dhe duket se koha i ka dhënë të drejtë.

Berisha dhe Malota po funksionojnë në mbrojtje, ndaj Teutës Mersini fitoi goxha kuota, duke arritur të ndalë një ndër lojtarët më të rrezikshëm të skuadrës bregdetare, pikërisht Arbër Çyrbjan.

Ndërkohë që mjaft interesant është fakti se në pak ndeshje kanë shënuar shumica e të ardhurve të rinj në skuadër, duke nisur nga Berisha në ndeshjen e humbur me Skënderbeun, më pas dy golat e Xhevahir Sukajt siguruan fitoren ndaj Lushnjës, ndërsa ndaj Teutës shënoi edhe Renato Malota.

Janë të gjitha sinjale shprese në një skuadër ku e kanë të qartë se misioni mbetet i vështirë, për ta realizuar Vllaznisë i duhet pak qetësi dhe shumë besim.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...