Letra e vogëlushes prek Ermal Metën: Shkruaj një këngë për jetimët si unë

Para pak ditësh Ermal Meta së bashku me Moron ishin të ftuar në programin “C’è posta per te” nga një burrë i cili kishte kaluar një sëmundje të rëndë dhe donte të falenderonte të shoqen dhe vajzat për kujdesin që kishin treguar.

Ai ftoi dy këngëtarë që ato i donin shumë dhe prezenca e Ermalit dhe Moros i emocionoi pa masë. I prekur nga historia, Ermali deklaroi se do të bënte një këngë.

Por tashmë Ermalin shikohet si një “babagjysh këngësh” për të cilat njerëzit kanë nevojë.

Një vogëlushe 10-vjeçare i ka nisur atij një letër ku i tregon se mbeti jetime dhe i kërkon të bëjë një këngë për këta fëmijë që të mund të gjejnë edhe ata një nënë e një baba.

Letra e Elmirës

Jam Elmira, 10 vjeç, në Itali kam ardhur me mamin, babain dhe vëllain kur isha 4 vjeç. Kur isha 2 vjeç nëna ime ruse vdiq dhe kam jetuar në jetimore në Rusi deri sa prindërit erdhën të më merrnin.

Doja të të kërkoja të shkruash një këngë për fëmijët si unë, sepse ndoshta në këtë mënyrë fëmijët e mbetur në jetimore do të mund të gjejnë një nënë dhe një baba. Ermal  faleminderit, të dua shumë”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...