Trajneri Gjoka: Nuk më intereson loja e bukur. Dua vetëm tre pikët ndaj Teutës

395

Shkodranët janë shquar gjithmonë në historinë e futbollit shqiptar si ata që luajnë bukur futboll dhe po ashtu të lënë të luash.

Por duket se tashmë ka ardhur momenti për të mos luajtur në sulm. Për të mos qenë “kavalierë” për kundërshtarët.

Trajneri Ernest Gjoka duke folur sot për mediat në prononcimin e tij të pragndeshjes, i pyetur nëse Vllaznia do të luajë në sulm ndaj Teutës, është shprehur:

“Në futboll duhet të jesh pak pragmatist. E rëndësishme në këto momente është që të arrijmë të fitojmë. Po e arritëm këtë gjë, çdo gjë do të jetë mirë.

Jemi në momente delikate dhe nuk duhet të kalojmë në eufori. Edhe nëse do ta kemi nën kontroll lojën, nuk duhet të kalojmë në eufori dhe të lejojmë hapësira.

Këto janë ndeshje që duhen fituar me çdo kusht, nuk ka rëndësi e bukur apo e shëmtuar ndeshja. E rëndësishme është të kalohet me sukses”.
© shkodrasport.com