Terrorizoi banoret me kallashnikov, arrestohet 17 vjecari (video)

Policia ka njoftuar sot se një 17-vjeçar ka rënë në pranga pasi kishte qëlluar me armë zjarri në ajër.

Ngjarja ka ndodhur në Bardhaj të njësisë administrative Rrethina në Shkodër.

Shtetasi Nikola Pjetri që dyshohet për këtë ngjarje, mësohet po qëllonte në ajër me arme zjarri kallashnikov, duke shkaktuar panik te banorët përreth, por policia arriti ta neutralizojë atë, duke e arrestuar në flagrancë.

 

Njoftimi i policisë

Qëllon me armë zjarri në ajër, por arrestohet në kohë rekord nga Policia.

Më datë 17.02.2018, rreth orës 14:50, ka ardhur një telefonatë se në fshatin Bardhaj, Shkodër, sipër rezervuarit, ka të shtëna me armë.

Menjëherë janë nisur forca të shumta të Policisë, ku falë veprimeve të shpejta u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit N. P., 17 vjeç.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Stilisti shkodran që vesh Hamilton, Jozef Martini punon për firma të njohura

Në Shkodër ka hapur një show-room me punimet e...

Rudina Dembacaj na rrënqethi me dedikimin për të atin e ndjerë

Me datë 8 Korrik të vitit 2020, Rudina Dembacaj...

“Puna e palodhur jep rezultate!”/ DITA me fat për secilën shenjë të horoskopit gjatë muajit qershor

Pavarësisht nga parashikimet mujore, ka të paktën një ditë...

“Ka paguar për 1 foto me Nusretin sa 5 banesa”, Ardit Gjebrea i kthehet ‘keq’ ndjekësit

Moderatori i të dielës shqiptare, Ardit Gjebrea ka nisur...