Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj kampionë të Ballkanit, një provë para botërorit

Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj u shpallën kampionë të Ballkanit. Një provë para botërorit që do të zhvillohet në Birmingam në fillim të muajit mars.

Luiza Gega u rikthye në garën e 3 mijë metrave në salla të mbyllura duke dominuar garën që u zhvillua të shtunën në Stamboll. Atletja shqiptare kaloi finishin pas 9 minutave e 67 të qindtat.

Një kohë e mirë, por 8 sekonda e 14 të qindtat më shumë se rekordi i vendosur në Francë vitin e kaluar. Medaljen e artë e mori edhe Izmir Smajlaj në kërcim së gjati.

Prova më e mirë ishte e katërta, 7 metra e 80 centimetra. Rekordi i tij në salla të mbyllura është 8 metra e 8 centimetra i vendosur në Europianin e fundit ku fitoi medaljen e artë.
Tv Klan

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...