Shkodër/ Task Force kundër vjedhjes së energjisë, 155 procedime në një muaj

peratori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka kryer një sërë kontrollesh në qytetin e Shkodrës, ku brenda një muaji janë penalizuar 155 abonentë, të cilët janë kapur duke vjedhur energjinë elektrike.

OSHEE paralajmëron se nuk do të tolerojë asnjë person që vjedh energjinë.

Njoftimi i OSHEE:
Në kuadër të konsolidimit të disiplinës në konsumin e energjisë elektrike dhe reduktimit të mëtejshëm të nivelit të humbjeve joteknike, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po zbaton një plan ndërhyrjeje të veçantë në disa prej rajoneve më problematike.

Agjencia e OSHEE Shkodër e cila përfshin brenda saj Shkodrën, Pukën, Lezhën dhe Koplikun regjistron nivelin më të lartë të humbjeve në rrjet. Sipas të dhënave statistikore, niveli i humbjeve në rrjet në vitin 2013 për këtë zonë arrinte në 61.8%.

Katër vitet e fundit është arritur të reduktohet konsiderueshëm niveli i humbjeve ndërsa në

2017 ato zbritën në 44.8%. Gjithësesi, ky është treguesi më i lartë i humbjeve krahasuar me rajonet e tjera në gjithë vendin.

Për këtë arsye, një Task Forcë e posaçme po vepron që prej ditëve të para të Janarit në këtë territor duke synuar zbulimin e vjedhjeve dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve.

Për një periudhë thuajse 1 mujore (nga 10 Janari deri në 15 Shkurt) është bërë e mundur që të realizohen mijëra kontrolle gjatë të cilave janë proceduar penalisht 155 abonentë biznese dhe familjarë.

Shkeljet e konstatuara gjatë këtyre kontrolleve kanë pasur të bëjnë me rastet e vjedhjes së energjisë elektrike nga konsumatorë që nuk kishin një kontratë me OSHEE; vjedhje përmes lidhjeve të dyfishta jashtë sistemit të matjes; rilidhje e energjisë pas shkëputjes së saj për shkak të mosshlyerjes së detyrimeve ashtu sikurse vjedhje përmes ndërhyrjes dhe dëmtimit të sistemit të matjes.

Niveli i arkëtimeve të energjisë në Agjencinë Shkodër përfshirë Shkodrën, Pukën, Lezhën dhe Koplikun në vitin 2013 ishte 2,5 miliard lekë. Në vitin 2017 u regjistrua një vlerë arkëtimi për këtë agjenci në vlerën 4.9 miliard lekë.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike shpreh vendosmërinë për të mos toleruar asnjë rast të vjedhjes dhe abuzimit me energjinë elektrike.

 

Çdo konsumator i cili për arsye të ndryshme ka neglizhuar në të shkuarën pagesën e energjisë duke akumuluar borxh të konsiderueshëm, ka mundësinë që të përfitojë nga skemat lehtësuese të shlyerjes së detyrimeve me këste mujore.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...