Nëna e 8 jetimëve thyen zemrat e çdo shqiptari: Sot nuk kisha bukë për fëmijët, pinë vetëm çaj

Skamja vazhdon ende të jetë e theksuar në fshatrat më të largët në Shqipëri e Kosovë.Historia e trajtuar më poshtë është ajo e familjes Gegaj, 8 anëtarët e së cilës janë fëmijë jetim.

Babain e kanë humbur para 12 vitesh. Njëra nga vajzat e familjes thotë se kanë turp nga varfëria që i rrethon dhe se shoqëria e tyre nuk e di gjendjen e tyre të vështirë ekonomike, raporton “BË”.

Ndërsa nënën e kanë ende gjallë. Ajo është Ajete Gegaj. Është 55 vjeç. Portreti i saj tregon sa shumë e kanë rënduar hallet dhe sakrificat që kalon çdo ditë për të mbajtur me bukë jetimët e saj.

Si jetojnë ata? Me çfarë ushqehen, me çfarë ngrohen në mes të atij acari e humbëtire, në Malishevë. Me këmbët e zbathura, me pak rroba e të shtrirë në disa sfungjerë, të mbuluar me nga një batanije.

Ajetja tregon se nuk e zë gjumi natën kur fëmijët i ka pa ngrënë.

Ajo shprehet me lot në sy:

Sot nuk kisha bukë, fëmijët pinë vetëm çaj. Çdo ditë kështu është. Por fëmijët ashtu keq i zë gjumi. Unë nuk fle as natë e as ditë”.

Nga hallet e nga dhimbja, 55-vjeçares vuajtjet i kanë dhënë dyfishin e moshës në lëkurë.

Shtëpia e familjes Gegaj do ta bëhet e banueshme pasi aktualisht është jashtë çdo lloj kushti jetësor.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...