Arrestohet 33- vjeçari shqiptar, bashkë me një maroken vidhnin makina duke përdorur një Nokia 3310

Ka marrë fund skema e një 33-vjeçari shqiptar dhe një 36-vjeçari maroken për vjedhjen e automjeteve luksoze.

Ata janë arrestuar nga policia e Romës ditën e sotme.

Arrestimi i tyre u bë në rrugën Bruno Buozzi pasi vidhnin makina luksoze dhe për këtë u shërbente vetëm një Nokia e famshme 3310.

Brenda telefonit ata kishin instaluar një dekoder duke e lidhur me një fole USB në pjesën e jashtme.

Më pas telefoni lidhej përmes një kablloje me njësinë e kontrollit të makinës. Për ta ndezur, përdornin çelës universal.

Brenda sekondave, çelësi kodohej përmes telefonit me sistemin e makinave dhe merrte komandat.

Mësohet se shqiptari dhe marokeni ishin të papunë dhe me precedent penalë.

Njëri prej hajdutëve u la në arrest shtëpie, ndërsa tjetri u dërgua në burgun e Rebibbia.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...