Kriza e Vllaznisë lë në hije festën e 99-vjetorit të klubit

Vllaznia feston 99-vjetorin e themelimit. Më 16 Shkurt 1919 u krijua klubi më i vjetër i futbollit në Shqipëri, që konkretizoi pasionin e përhapur për këtë sport në vitet e para pas Pavarësisë.

Një sport që nxiti menjëherë interes të madh dhe që nisi të praktikohej ndërmjet lagjeve të vjetra në Shkodër.

Vllaznia mori formë nga bashkimi i shoqatave “Mustafa Pasha” dhe “Vaso Pasha”, të cilët krijuan një shoqëri të vetme.

Ndoshta, pa qenë edhe vetë të vetëdijshëm, ata i dhanë formë klubit të parë të futbollit në vend, që përpos faktit se nuk kishte vetëm program sportiv, luajti një rol tejet të rëndësishëm në edhe zhvillimin e disiplinave të tjera sportive, si çiklizmi, atletika e hipizmi.

Shkodra cilësohet si “djepi i futbollit” shqiptar dhe me ngjyrat kuqeblu kanë luajtur legjenda si Loro Boriçi, Muhamet Dibra, Xhelal Juka, Bimo Fakja, Met Vasija e shumë të tjerë.

Si klubi më i vjetër dhe një ndër promotorët e organizimit të kampionatit, Vllaznia është një prej skuadrave më të suksesshme të futbollit në Shqipëri, me 9 tituj kampionë të fituar, 6 Kupa të Shqipërisë dhe 2 Superkupa.

Megjithatë, prej vitesh ky emër i madh ndodhet në vështirësi. Edhe gjatë këtij sezoni skuadra lufton për mbijetesën. Një situatë që nëse vazhdon e tillë rrezikon ta lejë klubin në harresë.

Harresë si ajo për të organizuar qoftë edhe diçka simbolike për 99 -vjetorin e themelimit nga drejtuesit e skuadrës dhe ata të qytetit.

Te gjithe shpresojnë se vitin e ardhshëm, festa jubilare e 100-vjetorit do t’i gjejë sërish mes më të mirëve të kampionatit.

Del video që po bën namin në rrjet, Luizi takohet me …

Banorët e BBV janë nga personat më të përfolur kohëve të fundit, e sidomos fituesi i programit. Një video e Luizit që ka takuar gjyshin...

Çfarë ndodhi? Prishet miqësia mes Efit dhe Mikelës?!

Efi Dhedhes dhe Mikela Pupa ishin dy mikeshat të cilat vendosën të luanin si një banor i vetëm në garën e “Big Brother VIP”,...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Prinderit që i bërtasin cdo ditë fëmijëve. Ja pasojat negative që do kenë kur të rriten

Psikologet tregojne se nje nga gabimet qe bejn prinderit...

Pas dy shtatëzanive me binjake doja një bebe tjetër, u habita kur pash cfare me doli ne eko

Një nënë e cila tashmë kishte dy cifte binjakësh...

Autobuzi me 20 femije del nga rruga bie ne humnerë

Një autobus me nëntëmbëdhjetë gjimnazistë është ka dalë nga...

34 vjecarja kujdesej për të moshuarit i vjedh 75 mijë paund nga karta e bankës

Një femer e varur nga bixhozi dhe droga vodhi...