Garda: Fotoja që publikoi Berisha e bërë nga emigrantë shqiptarë në Itali

Foto e postuar nga ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook)

Garda e Republikës reagon pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha në Kuvend, duke shprehur keqardhjen për sulmin publik sipas saj Berishës, duke theksuar se fotoja e paraqitur nuk ka lidhje me veprimtarinë e saj.

“Sqarojmë opinionin publik dhe vetë shkelqësinë e tij, zotin Sali Berisha, se fotoja e propaganduar sot prej tij në Kuvendin e Shqipërisë, si pjesë e veprimtarisë së Gardës së Republikës, nuk ka asnjë lidhje me Gardën e Republikës dhe as me zonën e banimit e kryeministrit aktual të Shqipërisë.

Po ashtu personat në foto nuk janë punonjës të Gardës së Republikës”. 

“Në bazë të verifikimeve të bëra prej institucionit tonë, rezulton se jo vetëm kjo foto nuk ka lidhje me Gardën e Republikës, po nuk ka lidhje as me Shqipërinë.

Fotoja është bërë në një province të Italisë dhe institucioni ynë disponon edhe gjeneralitetet e personave në foto, të cilët janë emigrantë shqiptarë në Itali“, thuhet më tej.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...