New York: Muzeun Metropolitan i Artit me emblemën “Shqiponja dykrenare e Gjergj Kastriotit Skenderbeu”

Në një postim, në llogarinë e tij në rrjetin shoqëror Facebook, piktori i njohur Astrit Tota, ka postuar një fotografi të marrë nga Muzeumi Metropolitian në qytetin e New Yorkut, ku në ballë të një koleksioni të sendeve të ekspozuara shikohet edhe “Shqiponja dykrenare e Gjergj Kastriotit Skenderbeu”.

Fotografia, është realizuar nga Nexhmije Tota, në Muzeun Metropolitan i Artit, në atë që njihet si një destinacion egalitar për brezat e dashuruar të artit, madje edhe për ata që kan shancin të bëjnë një vizitë në këtë qytet, duke vizituar Muzeun Metropolitan i Artit dhe posterin origjinal të kësaj embleme të Kastriotve : “Shqiponjën dykrenare të Gjergj Koastriotit Skenderbeut”, e cila në sfond është ngjyrë kafe dhe në mes të saj Shqiponja karaktaristike e flamurit të Skendërbeut, e zezë.

Miliona njerëz nga e gjithë bota, thuhet se e kanë vizituar këtë muze që nga themelimi i saj në 1870, ndërkohë, që zyrtarët e saj thonë se numri i vizitorve nga vendet e huaja – turistët, por edhe vizitorët nga Shtetet e Bashkuara, e kanë rritur ndjeshëm në vitet e fundit interesimin për Muzeun Metropolitan i Artit të qytetin e New Yorkut.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...