Marin Mema i shkruan letër Presidentit Grek Prokopis Pavlopulos

I nderuar zoti President i Republikës Greke Prokopis Pavlopulos ju kërkuat sërisht me tone aspak diplomatike që shqiptarët të mbyllin gojën, por kjo nuk ka për të ndodhur !!

Ne nuk kemi kërkuar dhe nuk do të kërkojmë asgjë që nuk na takon !!

Historinë nuk e kemi rrëmbyer dhe as do ta rrëmbejmë !! Nuk duam ekstreme dhe aq më pak kuptojmë ekstremët folklorikë qe mbyllin shkollat shqiptare në Kretë !!

Ju lutem zoti President behuni europianë , lërini kërcënimet sepse ju garantoj nuk pijnë ujë tek ne !!

Ju flisni me shpoti e kërcënoni një vend fqinj, por harroni se ky vend nuk ka frikë nga gazetarët siç keni ju !! Ne jemi të hapur sepse s’kemi asgjë për të fshehur e aq më pak për të pasur frikë,

e për më tepër ju siguroj nuk do të pranojmë askënd cilido qoftë ai të falë atë që nuk falet !! Ju zoti President keni frikë nga e vërteta e kjo nuk është europiane !!!

Tani vendosni kush janë europianët dhe frikacakët e vërtetë zoti President ?! Ne sigurisht jo, ju gjeni vetveten !!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...