572 Vjet më parë ndodhi beteja e Torviollit, ku Skëndërbeu vrau 22 mijë ushtarë osmanë

1444 – Beteja e Torviollit – Skënderbeu mposhti forca të mëdha osmane në fushën e Torviollit – e njohur edhe si Beteja e Dibrës së Poshtme.

Pak muaj më parë (mars), Gjergj Kastrioti-Skënderbeu kishte formuar Besëlidhjen e Lezhës, konfederatë princash arbërore në luftë kundër Perandorisë Osmane.

Sulltan Murati II e kuptoi rrezikun e këtij bashkimi, dhe menjëherë dërgoi një forcë prej 25-mijë trupash me në krye një nga komandantët e tij më me përvojë, Ali Pashën e Shkupit.

Skënderbeu e kishte parashikuar taktikën osmane (ai kishte qenë gjeneral i Sulltanit); me 15 000 ushtarë u nis dhe i doli përpara ushtrisë së Ali Pashës. Ata u takuan në fushën e Torviollit, ku ngritën fushimet përballë njëri-tjetrit.

Një ditë më pas, më 29 qershor, herët në mëngjes, Ali Pasha doli nga kampi dhe pa se Skënderbeu i kishte pozicionuar forcat në fund të një kodre.

Me besim për një fitore të shpejtë, ai sulmoi me gjithë sa kishte; Skënderbeu e priste një manovër të tillë, prandaj një pjesë të trupave e kishte fshehur në pyjet prapa krahëve të ushtrisë osmane; kur osmanët vërshuan, Skënderbeu dha sinjalin, dhe sulmi ishte i befasishëm; rezultati ishte shkatërrues;

22 mijë ushtarë osmanë u vranë, pashai mezi shpëtoi; në radhët e shqiptarëve pati relativisht shumë pak të vrarë, vetëm disa qindra.

Fitorja forcoi besimin e bashkimit shqiptar; ngriti moralin e mbarë Evropës; miti i pathyeshmërisë osmane u thye; ishte fitorja më e madhe e të krishterëve ndaj Perandorisë Osmane në atë kohë; por shënoi edhe fillimin e 25 vjet luftërash të pandërprera të Gjergj Kastriotit.

Ishte “armikja e përbetuar” në BBV, Luizi habit me veprimin e fundit ndaj Dea Mishel

Luiz Ejlli dhe Dea Mishel, ishin dy ndër banorët më të komentuar gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP. Gjatë spektaklit dy ish-finalistët kanë...

Dyshonte se kishin lidhje intime, vjehrri vret nusen dhe dhëndrin

Një 44-vjeçar ka vrarë dhëndrin dhe nusen e tij në Itali pasi dyshonte se mes tyre kishte lidhje intime. Ngjarja ka ndodhur në Sant’Antimo, në...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Si t’i keni rrobat e bardha pa pasur nevojë të përdorin zbardhues ose klor

Rrobat e bardha kanë tendencë për t’u njollosur shumë...

Cifti shkoi me pushime ne Mykos por ve duart ne koke kur i vjen fatura

Nje cift shkoi me pushime në Mykonos ne Greqi...

Agron LLakaj jep lajmin e hidhur. Humb njeriun me te shtrenjtë

Aktori i madh i humorit Agron LLakaj ka humbur...