Qytetërimi në Sardenjë ka origjinë shqiptare

A është Sardenja pjesë e Italisë? Po, por i ka vetitë e posaçme të saja;natyra, kultura, tradita, gjuha. Sardenja, nga shumë njerëz konsiderohet “më pak italiane” për dallim nga anët tjera të Italisë:

izolimi gjeografik në të vërtetë e ka bërë të mundur zhvillimin indigjen të bimëve, shtazëve por, por edhe më shumë ruajtjen e specifikave të saja gjuhësore dhe traditat e saja të vjetra qytetare, të cilat kanë mbretëruar mbi shekujt dhe mijëvjeçarët

Me qëllim e shkrova fillimin me atë çka shkruajnë italianët për Sardenjën, një ishull i madh por edhe një gjurmë-ndriçuese për të parët tonë.

Pra, thuhet se Sardenja (Sardinia) është populluar në kohen e Paleolitikut dhe Mezolitikut me ardhacakët nga gadishujt italian dhe iberik; shikoni ju lutem, në studimet italiane thuhet:

nga disa popullata, ajo e Regjionit Etrusk (Toskana, present-day Tuscany), të cilët arritën të lëvizin nëpërmjet Korsikës në Sardenjën Veriore; kemi edhe shënimet nga Shpella e Corbeddus, e cila dokumenton kolonizimin Paleolitik të ujdhesës. Po nga Iberia?

Katalunët e dikurshëm; Kush guxon ti mohojë Pellazgët, pra?

Të shkojmë më tutje me të çka shkruhet në librat e zakonshëm; në të gjithë Italinë, italishtja është gjuhë zyrtare, por edhe në Sardenja gjithashtu; por gjuha sarde është ende e pranishme.

Gjuha e sotme sarde nuk është gjuha e sotme italiane por është zyrtarisht e njohur dhe e mbrojtur si gjuhë historike minoritare, që nga viti 1997 nga ligjet regjionale dhe qeveritare të Italisë.

Pra, një gjuhë e ndikuar nga katalonishtja e Spanjes dhe e standardizuar edhe me sistemin e saj të shkrimit, si gjuha Limba Sarda Comuna

(“Ethnologue report for Sardinian”)

Të jemi në dijeni gjithashtu që Sardenja është edhe shtëpia e këngës së vjetër polifonike, e njohur si cantu a tenore, por edhe e mbrojtur nga Unesco që nga viti 2005, si një trashëgimi botërore e paprekshme.

Festivali Sant’Efisio në Cagliari

Nuk dua të futem më thellë, e imja është që me publikimet e mia t`i bëhet e ditur popullit tonë që zemra e ynë shqiptare ende rrahë pellazgjisht në shumë anë të Europës. Nuk erdhëm dje apo pardje, këndej pari.

Origjina e gjuhës Paleo-Sarde është pak e njohur. Shqiptarët duhet të punojnë më shumë, sepse me ato studime ia trashim vetes origjinën tonë të mohuar pellazge.

“Është e nevojshme që studiuesit shqiptarë të merren me “Gjërat Sarde” për të parë nëse edhe ata, nga ana e tyre, identifikojnë bërthama të përbashkëta qytetërimi.

Gjithashtu, shpresoj që edhe ne nga ana jonë – qofshim ose jo akademikë, por thjesht kureshtarë, ose eksperimentues të arsyeshëm pa paragjykime dhe të pajisur me dritën e logjikës – të merremi me “Gjërat Shqiptare”, duke studiuar në mënyrë më të thelluar dialektet, traditat dhe toponimet shqiptare.

Fatkeqësisht paguajmë një peshë negative: jemi popuj të vegjël në numër dhe nuk e di sesa do të ishim të gatshëm si në Shqipëri ashtu edhe në Sardenjë të thelloheshim mbi këto lidhje delikate.

Libri i Prof. Alberto G. Areddu për origjinën shqiptare të Sardëve

Ajo që më ka interesuar prej kohësh ka qënë gjetja e shpjegimeve në lidhje me origjinën e sardëve, të cilët duke qenë banorë të një ishulli patjetër që duhet të kenë të ardhur nga diku, por deri më sot hipotezat e ndryshme që janë shfaqur, thjesht kanë eliminuar njëra-tjetrën.

Unë prej kohësh jam i interesuar nëpërmjet kërkimit etimologjik në këtë fushë, dhe vështirësia qëndronte në gjetjen e materialeve të mjaftueshme për të përforcuar denjësisht dhe në mënyrë shkencore ato që ishin në fillim thjesht parandjenja, thotë Prof. Alberto G. Areddu”.

Janë më pak revolucionare sesa mund të merret me mend. Ideja e një elementi paleo-ballkanik në brendësi të gjuhës sarde nuk është nje ide e re.

Studiuesi më i madh i gjuhës sarde, gjermani Max Leopold Ëagner e kishte shprehur këtë ide në studimin e tij më 1933 të publikuar në revistën Revue de Linguistique Romane (të cilën kushdo mund ta shkarkoni nga siti ëeb Gallica).

Për fat të keq, kjo ide, më pas ra në atë të shkollës italiane të ashtuquajtur “mediterraneiste”, që shihte një prani të konsiderueshme elementësh pre-indoeuropian në zonën e mesdheut, me më pak elementë indoeuropianë.

Gjakovë,

23.06.16

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...