Formacioni anti- Kukësi, tek Vllaznia nuk ka dilema për 11-shen

Kur kanë mbetur edhe pak orë deri në nisjen e ndeshjes Vllaznia- Kukësi, në kampin shkodran duket se nuk ka dilema rreth mënyrës së të luajturit apo dhe formacionit që trajneri Gjoka do të hedhë në fushë.

Gjërat kanë shkuar mirë ditët e fundit në seancat stërvitore dhe prandaj nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim nga ato çfarë ai kishte planifikuar prej ditësh.

Kështu në portë do të jetë Sherri ndërsa në mbrojtje, do të luajnë Pjeshka nga e djathta e Mersini në të majtë ndërsa në qendër dy lojtarët e ardhur në merkaton e janarit, Malota e Berisha.

Sakaq Orelesi dhe Krymi do të luajnë në qendër të mesfushës duke patur Likën e Çinarin në të dy krahët ndërkohë që Vucaj do të luajë në rolin e mesfushorit të avancuar dhe në mbështetje të Sukajt që do të jetë në majë të sulmit.

Me këtë 11-she, Vllaznia do të tentojë së pari të mbrojë të paprekur portën e saj dhe po ashtu të shënojë në portën e Koliçit, për të marrë kësisoj një trepikësh me shumë vlerë.
© shkodrasport.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...