E frikshme / Në Shqipëri abortojne sapo marrin vesh se eshte vajze

Këshilli i Evropës ka zbuluar së fundmi se aborti selektiv në bazë të gjinisë së fëmijës është duke u praktikuar gjerësisht në Shqipëri dhe rezultati është në rritje midis numrit të djemve dhe atij të vajzave.

Statistikat e fundit tregojnë se për çdo 100 vajza shqiptare lindin 112 djem.

Në rritjen natyrore demografike, numri i vajzave e tejkalon numrin e djemve.

Këshilli i Evropës paralajmëron se përzgjedhja selektive e abortit ne baze te gjinise se femijes, nje fenomen i perhapur dikur kryesisht ne vendet aziatike, është bërë popullor sot në Evropë, veçanërisht në Shqipëri, Armeni, Azerbaixhan dhe Gjeorgji, shkruan Panorama.

“Tradicionalisht familjet shqiptare kanë favorizuar djemtë ne krahasim me vajzat për dy arsye kryesore:

trashëgimia e emrit të familjes dhe perspektiva e djemve që rriten për t’u bërë shtylla e shtepise per të siguruar bukën”, citohet një raport i vitit 2005 nga Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara (UNDP), raporton “lifesitenews.com”.

Aborti në Shqipëri u ligjërua në vitin 1995 pas rënies së qeverisë komuniste. Tani ai lejohet deri në javën e 12-të të shtatzënisë.

Ne shkrim citohet edhe gjinekologia Rubena Moisiu, e cila ka thene:

“Nuk ka statistika të sakta, por bazuar në sondazhet tona të bëra në klinikën më të madhe gjinekologjike në vend, vetëm në vitin 2010 ishin 470 aborte, shkaqet kryesore të të cilave ishin arsyet ekonomike, deformimet dhe gjinia e fetusit”.

Xhevdet Amuli: Nuk mbështesim Bardh Spahinë, PL e shkatërron PD

Në zgjedhjet vendore të 14 majit, qarku Shkodër do të përfaqësohet me kandidatin e PD-së së Sali Berishës dhe koalicionit “Bashkë fitojmë”, Bardh Spahinë,...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Xhevdet Amuli: Nuk mbështesim Bardh Spahinë, PL e shkatërron PD

Në zgjedhjet vendore të 14 majit, qarku Shkodër do...

Horoskopi nga Paolo Fox për muajin Prill 2023 për të 12 shenjat e zodiakut

Dashi, horoskopi mujor nga Paolo Fox   Një energji e re...

Këngëtarja e njohur mbështet publikisht Luizin dhe ka një surprizë për banorin e “BBVA”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, ka dhënë së...