SHKODRA, QYTETI I KULTURËS DHE I TRADITËS SHQIPTARE

Krijimi i kësaj bande ka patur jo vetëm një rëndësi artistiko-kulturore, por edhe politike dhe gjeokulturore e gjeopolitike.

Historik i veglave të tunxhit dhe të fiatit në shkollën artistike “Prenkë Jakova”, Shkodër

Emri i Prenkë Jakovës dhe tradita që ka krijuar ky istitucion i ka dhënë shkollës artistike “Prenkë Jakova” përmasa kombëtare.

Nuk ka qenë e lehtë të krijojhej një istitucion kulture para viteve 90-të, sic është kjo shkollë, që pavarësisht në cenzurë totale arriti të shkruajë vetë historinë me nxënësit dhe stafin e saj pedagogjik.

Në këtë kontekst instrumentat e frymës, krahas sektorëve të tjerë sic janë harqet, piano dhe kanto dhe lëndët teorike, kanë patur dhe vazhdojnë të kenë një rol shumë të rëndësishëm në historikun e këtij istitucioni.

Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe për veglat e frymës, të cilat kanë tabanin në Shkodër. Në vitin 1878 Maestro Giovani Canale një italian nga Napoli, krijoi “Bandën e parë muzikore” në 1878, në periudhën e sundimit otoman.

Krijimi i kësaj bande shënon edhe fillimin e një “revolucioni” artistik jo vetëm për Shkodrën, por për të gjithë Shqipërinë, pasi janë hapat e para kur kulturalisht Shqipëria e pushtuar po tentonte të ndryshonte gjeopolitikën kulturore, për ti’u bashkuar vendeve të përparuara perëndimore nga ku kanë lindur dhe janë zhvilluar këto instrumenta.

Krijimi i kësaj bande ka jo vetëm një rëndësi artistiko-kulturore, por edhe politike dhe gjeopolotike.

Shkodra, qyteti i Rozafës, qyteti ku është krijuar banda e parë është mirfilli, qyteti i kulturës, i këngës, pikturës, fotografisë, bicikletës së parë, pianos së parë etj, qyteti i filozofisës dhe i humanizmit.

Në Shkodër, arti dhe kultura kanë shtëpinë e vet. Këngët popullore-qytetare shkodrane janë të njohura në të gjithë hapsirën shqiptare për muzikalitetin e tyre arketipial. Shkodra ka luajtur gjithmonë një rol të rëndësishëm për ndryshimin e paradimës të të menduarit dhe asaj kulturore. Po citoj Tonin Zadejën se si shprehet ai për këto këngë:

“Ashtu si filigramet meloditë e bukura shkodrane janë punuar me mjeshtëri, janë lëmuar në rjedhën e kohrave nga populli dhe një pjesë e tyre janë pasuruar me element gjithnjë më autoktonë”.(Toni Zadeja, 2004)

Shpirti dhe mendja e shkodranit, optimiste, me humor, filozofike, krijuese ka krijuar atë që e quajmë këngë popullore qytetare-shkodrane.

Krahas muzikës popullore në Shkodër është krijuar edhe opera e parë “Mrika” e kompozitorit Prenkë Jakova. Shkodra është e shquar edhe në fushën e artit serioz, muzikës instrumentale dhe vokale serioze. Në Shkodër janë luajtur koncertet e para vokale dhe instrumentale nga artistët e kohës, që në vitet 30-të të shekullit të kaluar.

Figura e Palok Kurtit gjithashtu, ish kompozitorit të shquar shkodran, është e lidhur jo vetëm me këngët shkodrane, por Palok Kurti ka qenë edhe dirigjent bande. Ja si shprehet aktori Lec Shllaku për artistin e madh:

“Me muzikën e Palok Kurtit, në Shkodër, në qytetin ma muzikor të Vendit tonë, zu fill muzika e re e popullit shqiptar. Kompozitori i madh, i hyni rrugës së lirimit të saj nga landët e hueja të Mesjetës bizantine e t’Orientit. Përsosi e plotësoi ahengun, ngriti bandën e parë frymore e formacionet e para të muzikës së letë e të vallzimit europian, bazë partiturash e instrumentash modern. Organizoi edhe arsimin muzikorë në qytet”.(Lec Shllaku, 2005)

Banda e parë muzikore 1878 Giovani Canale

Një rol të randësishëm për muzikën dhe krijimin e bandave muzikore ka patur muzikanti italian Giovani Canale. Po citoj përsëri Lec Shllakun se cfarë shkruan për Maestro Canalen:

“Peng nderimi të vecantë për muzikantin e vlertë e të kompletuem partenopeas Giovani Canale e për qytetin e tij të lindjes, Napoli. Në vjetin 1876, në qytetin e Shkodrës krijoi bandën e parë muzikore në Shqipni e arsimoi kompozitorin e vertëtetë e dirigjentin e parë të Kohës së Re, Palok Kurtin”. (Lec Shllaku, 2005)

Muzika shkodrane, kultura e saj e naltë, krijimi i bandës së parë muzikore dhe historia e Shkodrës 2400 vjecare, padiskutim, janë të lidhuar edhe me hapjen e shkollës artistike “Prenkë Jakova”. Tradita e instrumenatave të frymës që ka pasë Shkodra, ka ndikim e saj edhe tek arritjet e këtyre instrumenatve në shkollën artistike.

Krijimi i shkollës së muzikës pati një rol shumë të rëndësishëm për përhapjen e artit muzikorë në përgjithsi dhe përhapjen e instrumentëve tëe frymës në vecanti. Shkolla e muzikës u ba misionarja e përhapjes së artit.

Profesorët dhe nxënësat e saj në periudhën para viteve 90-të ishin të parët që me artin dhe idetë e tyre, përhapën idetë liberale, i kënduan nën një cenzurë totalitare ideve të lirisë së shprehjes dhe mendimit të lirë.

Viti 1961 është një datë e paharruar për qytetin e Shkodrës. Ky vit shënon fillimin e mësimit muzikorë në Shkodër. Në vitin 1973 inagurohet godina aktuale e shkollës artistike

“Prenkë Jakova”. Këto data që janë evenimente të rëndësishëm, marrin vlera historike dhe kanë ndikuar shumë në ndërgjegjësimin shpirtërorë të qytetit të Shkodrës në pasurimin e vlerave kulturore të këtij qyteti.

kanunitv.blogspot.al/2016/09/shkodra-qyteti-i-kultures-dhe-i.html

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...