Paula Jaku rrëfen “dashurinë” e madhe të jetës së saj. Ja kush e ka bërë për vete!

Edhe pse historikisht futbolli i ka takuar djemve, tashmë gjërat kanë filluar të ndryshojnë. Me të po merren edhe vajzat, madje edhe ato të bukurat të cilat gjejnë tek ky sport kënaqësi të veçantë. Kështu i ka ndodhur edhe një vajze bukuroshe e cila është e bukur jo vetëm fizikisht (gjë që shihet qartë), por e bukur edhe në fushën e gjelbër.

Në këtë intervistë për “Shkodra Sport”, ajo ka pranuar të flasë për karrierën e saj, planet për të ardhmen dhe natyrisht jo vetëm për sportin.

-Paula, na trego fillimisht si u lidhe ti me sportin, hapat e parë në karrierë që me siguri edhe shumë të tjerë të presin?

Në fillim ishte shkolla ku si çdo fëmijë luante futboll ose lojëra të tjera për t’u argëtuar por momenti të cilin kuptova se futbolli është “dashuria ime” është kur babi (shënim: Ferdinand Jaku, president i ekipit “Juban Danja” hapi ekipin e parë në Shqipëri për futbollin e femrave në vitin 2005 dhe fillova të aktivizohesha.

-Përveç frymës që ke trashëguar nga familja drejt sportit, a beson se në qoftë se do kishe lindur në një familje tjetër do ta kishe parë veten në këtë fushë?

Besoj se as futbolli i femrave nuk do ekzistonte në Shqiperi gjithsesi besoj që fati do më takonte sërish me “dashurinë”.

-Nga sa mbaj mend, shumë nga vajzat që kanë qenë pjesë e “Juban Danjes” në vite, nuk jane më pjesë e saj, sepse normal kanë krijuar familjet e tyre larg fushës së futbollit. Ti si e mendon të ardhmen tënde? Do të të gjejmë sërish në këtë fushë pas disa viteve?

E ardhmja do të jetë sërish tek futbolli por ndoshta në një status tjetër. Pasi tashmë unë jam studente e Universitetit “Luigj Gurakuqi” neë degën e Edukimit fizik dhe Sporteve, prandaj shpresoj që në të ardhmen të jem një trajnere ndoshta.

Suportin më të madh e ke tek familja kuptohet. Po me Emanuelen- motrën, flisni akoma për sportin dhe a e ke ndjerë mungesën e saj? Më trego si ndihet ajo tashmë që është larg jush dhe larg fushës së gjelbërt ku ka kaluar më se 10 vite?

Motra ime ka qenë dhe është një mbështetje e madhe për mua padiskutim. Ne vazhdojmë dhe diskutojmë për futbollin dhe shpeshherë marr këshilla prej saj pasi dihet që ajo ka qenë një nga më të mirat në Shqipëri dhe do të mbetet e tillë në historinë e këtij sporti.

Padiskutim që e ndjej mungesën e saj në fushë pasi ishte një shembull i mirë për të gjitha vajzat dhe një golashënuese që pati fatin ekipi jonë ta kishte në rradhët e tij. Sa i takon mungesës jashtë fushës së futbollit, kuptohet që ajo është e madhe dhe nuk mund të diskutohet. Ajo tashmë ka krijuar familjen e saj por në një të ardhme mendon që të vazhdojë të merret me futboll nën statusin e trajneres.

– Paula, ju shohim tashmë duke punuar me fëmijët e vegjël. Si ecën grupi dhe a beson se në të ardhmen do t’i shohim në fushë në një përballje zyrtare këto vajza të vogla?

Tek “Juban Danja” tashmë kemi dhe ekipet zinxhir ku janë rreth 30 vajza të moshave 6-13 vjeçe të cilat stërviten plot pasion. Ato kanë shumë pasion për futbollin dhe shpresoj të vazhdojnë kështu. Madje mund t’u them se tre nga vajzat e ekipit të vogël, janë tashmë pjesë e ekipit të madh dhe pikërisht Ornela Lleshi, Klaudia Uku dhe Sara Ibraj.

-Tani dua të të ngacmoj pak.Të dalim jashtë karrierës sportive për të të njohur në një këndvështrim tjetër. Si e ka menduar Paula të dashurin, brenda fushës dhe pasionit te saj apo nuk ka rëndësi fusha nga ai vjen?

6. Në qoftë se do ishim nga e njëjta fushë mendoj që do të takoheshim rradhë pasi futbolli ka më shumë udhëtime dhe varet tek cili klub do luante ai, por gjithsesi nuk i dihet jetës, por Padiskutim që nuk ka të bëjë nga cila fushë do të jetë. Mjafton që ta duam dhe ta respektojmë njëri- tjetrin.

-Në fushë je gjithmone me numrin 7. A gabohem nëse e mendoj si një lidhje analogjie me Kristiano Ronaldon dhe a është ai një nga ato figurat më të pëlqyera për ty si për shumë miliona femra brenda dhe jashtë fushës së futbollit?

Nuk diskutohet që më i miri në botë është vetëm ai- CR7. Numri 7 përveçse është një numër i bukur dhe numri im i fatit, arsye tjetër pse kam zgjedhur të mbaj këtë numër ka qenë dhe Kristiano Ronaldo.

Ai përveçse është lojtar shumë i mirë, është dhe i bukur. Kjo është një plus pasi shumë vajza kanë filluar ta ndjekin futbollin ndoshta edhe prej tij.

-Tani besoj se edhe studimet në shkollë të marrin shumë kohë. Si ia del ta menaxhosh atë për të bërë kaq shumë gjëra në kaq pak kohë? Na trego receten e suksesit moj vajze?

Paradite jam e angazhuar në shkollë që zgjat deri në orën 14:00. Më pas bëhem gati për stërvitjen e ekipit zinxhir “Juban-Danja” dhe në fund, stërvitje sëbashku me ekipin e vajzave të mëdha. Normal që është një ditë e lodhshme por duhet të kemi durim dhe guxim për të arritur atë që duam.

-Për ta mbyllur dua të di ndonjë plan tendin apo çfarë do të dëgjojmë ne së shpejti nga ju dhe ekipi juaj?

Tashmë dihet që ekipi “Juban-Danja” është fokusuar tek ekipet zinxhir dhe kështu do të vazhdojë të ndodh pasi e ardhmja e futbollit të femrave është vetëm aty.

Të falenderoj për të gjithë sinqeritetin dhe kohën që na kushtuat. Të uroj fat e mbarësi më tej në të gjitha planet e tua të virtytshme.

Intervistoi: Pamela RROKU

 

 

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...