Historia e pabesueshme e gjermanit që pushkatoi të riun nga Shkodra në vend të italianit

Më 8 shtator 1943 Italia fashiste kapitulloi, por ky lajm i gëzueshëm për italianët u prit me një dilemë tragjike nga 100.000 ushtarët italianë të mbetur në Shqipëri, t’iu dorëzoheshin komunistëve shqiptarë (reputacioni i të cilëve në lidhje me trajtimin e robërve italinë ishte mjaft tronditës për këta ushtarë në dilemë)

apo t’iu dorëzoheshin ushtrisë gjermane ku kjo e fundit kishte marrë një urdhër sekret nga Adolf Hitleri për të ekzekutuar çdo tradhëtar të luftës.

Ata pak italianë që ishin me fat gjetën strehim në banesat e thjeshta të shqiptarëve. Mikëpritja dhe besa e të cilëve ishte e padiskutushme. Shqiptarët treguan një mëshirë të painfluencuar nga plagët e së kaluarës që fashistët iu kishin shkaktuar atyre.

 

Një nga historitë më të jashtëzakonshme të kësaj periudhe të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri që mund të na bëjë më krenarë se kurrë ne shqiptarëve u zhvillua në Koplik ku gjermanët pushkatuan një banor të zonës që refuzoi të dorëzonte ushtarin italian që strehonte në shtëpi.

Kjo histori u vërtetua nga historiani dhe etnologu i ndjerë shkodran Gëzim Uruçi, i cili u bë i njohur me këtë histori gjatë vizitës në Itali në vitin 1994. Atje ai u takua me një plak italian i cili e kishte dëgjuar rastësisht Gëzim Uruçin të fliste shqip.

Plaku i thotë se edhe ia ishte shqiptar pasi jetën ai kishte shpëtuar besa e një familjeje shqiptare. Plaku filloi t’i tregonte fillin e historisë Gëzim Uruçit; Fillimisht gjermanët erdhën në oborrin e shtëpisë ku strehoj plaku në atë kohë ushtar italian, ushtarët nazistë kishin ardhur me një triçikël të shoqëruar nga një përkthyes.

Ata i kërkuan menjëherë familjes që të dorëzonin ushtarin italian. Pas përpjekjesh të shumta për të bindur gjermanët për mospraninë e një ushtari italian në banesën e tyre familja dorëzohet, por nuk do të ishte jeta e italianit që do të merrej por ajo e dikuj tjetër.

Djali i familjes i thotë babait se duhej të ruhej besa që i ishte dhënë italianit. I biri pohoi përpara gjermanëve se ai ishte italiani, dhe menjëherë gjermanët e pushkatuan.

Pas disa muajve Kryqi i Kuq anglez që po mbildhte të gjithë robërit italianë dhe gjermanë në Durrës me qëllim që t’i dërgonin për në Trieste, ushtari italian takon atje rastësisht oficerin gjerman që kishte urdhëruar pushkatimin e djaloshit shqiptar.

Ata filluan të miqësoheshin nga kjo ndodhi dhe pas ndarjes së tyre ata i japin njëri-tjetrit adresën e tyre. Gëzim Uruçi i impresionuar nga kjo histori i bëhet opsesion takimi me këtë gjerman, opsesion që e nxitit që të shkonte për në Gjermani.

Atje gjeti adresën e re të ushtarit gjerman të quajtur Johan Arendt, ku në atë kohë punonte si mësues në një shkollë në Paderborn. Ai e pyeti fillimisht jo për vrasjen por për italianin. Gjermani iu përgjigj se po të mos kishte qënë italiani ai kurrë nuk do e kishte gjetur.

Aq i penduar për atë krim makabër ishte veterani Johan Arendt sa vetëm për atë shkak ai nuk kishte krijuar familje. Gëzim Uruçi mësoi një fakt të ri nga rrëfimi i Johan Arendit.

Ai kishte studiuar në Lucern të Zvicrës dhe miqësitë si dhe afrimitetit që kishte pasur atje me albanologë e studiues e kishin bërë të njohur Johan Arendin me cilësitë e virtytshme të shqiptarëve.

Ai e dinte mjaft mirë se djali që po pushkatonte nuk ishte italiani por i biri i zotit të banesës që ngjasonin, siç thotë Arendi, “si dy pika uji”.

Për të mbrojtur këtë fisnikëri të shqiptarëve Arendi gjeti alternativën më të mundshme për të ekzekutuar, pasi duhej të ndiqte juridiksioni e ushtrisë gjermane të hartuar nga urdhrat sekrete të Fyhrerit.

Gëzim Uruçi e vizitoi gjermanin për herë të dytë por këtë herë ai e gjeti të vdekur, supriza e vërtetë do t’i vinte nga fqinjët e ish-oficerit gjerman që do t’i jepnin Gëzim Uruçit sipas një testamenti gojor një pjesë të librave dhe të dokumentave të tij, mes tyre dhe një letër lamtumire ku duket qartë sa i ishte dhembur pushkatimi i djaloshit shqiptar:

“…vitet po më kalojnë pa gjetur një qetësi shpirtërore. Për atë histori të dhimbshme që më ndodhi në vendin tuaj. Jam shumë i penduar, por nuk kisha se çfarë të bëja. Zgjodha më të mundshmen.

Pasi që kur isha student në Lucern të Zvicrës isha i njohur nga shumë studjues dhe albanologë për të drejtën zakonore dhe besën unikale të shqiptarëve. Kjo më frenoi që të mos ekzkutoja të gjithë familjen shqiptare…

Nëse nuk do të takohemi, ju lutem të më justifikoni megjithëse nuk e meritoj, sepse është e pafalshme për ne që bëmë atë luftë absurde për të cilën ndjehemi të turpëruar…”

Marrë nga dokumentari i Abc Story.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...