Fshati Lëpushë, kryevepra e Alpeve Shqiptare (FOTO)

Lëpusha është një fshat i vogël malor në Kelmend dhe vlerësohet si kryevepra e natyrës së Kelmendit dhe si perlë e Alpeve Shqiptare. Emri i këtij fshati rrjedh nga një bimë barishtore me lule që quhet Lepushtra, shkruan Nëntor Oseku i cili edhe ka bërë disa fotografi që paraqesin bukurinë e këtij vendi, shkruan KultPlus.

Familjet e para kanë ardhur rreth 1900 nga Vukli dhe Nikçi. Nga Qafa e Predelecit, pamja të lë pa frymë dhe jo me kot Lëpusha është quajtur perla e Kelmendit.

Klima në Lëpushë gjatë dimrit është shumë e ashpër, bora zgjat deri në tre stinë. Trashësia e borës ka arritur deri në 425 cm.

Lëpusha është kthyer tashmë në një destinacion turistik, duke pritur çdo vit turistë të shumtë. Janë shumë bujtina që tashmë janë të njohura në këtë zonë.

Lëpusha është me potenciale për zhvillimin e turizmit malor për alpinizëm, rrëshqitje mbi borë, për njohjen e florës, gjuetinë e kafshëve të egra etj. Lëpusha, ndodhet rreth 90km larg qytetit të Shkodrës.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/KultPlus.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Sulmet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve/ SPAK, sekuestro kamerave në paraburgimin e Veliajt

Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet lidhur...

Rruga “Marin Biçikemi” në Shkodër në gjendje të rënduar, qytetarët kërkojnë zgjidhje

Dëmtimi i pllakave në rrugën “Marin Biçikemi”, përballë Katedrales...

TikTok ende funksional në Shqipëri, bllokimi zyrtar shtyhet me disa ditë

Pavarësisht vendimit për mbylljen e TikTok në Shqipëri, platforma...