VIDEO/ Terrori me eksploziv në mes të Shkodrës, policia ende s’ka të dyshuar

Policia e Shkodrës dhe Prokuroria duket se nuk e ndriçojnë dot ngjarjen e rëndë që ndodhi të shtunën e kaluar. Ende nuk ka të dyshuar, apo motive të qarta përse u vendos një sasi eksplozivi aq e madhe dhe që shpërtheu në mes të turmës së njerëzve që ishin në Pazar.

Të shtunën e kaluar shumë qytetarë të Shkodrës vrapuan të tmerruar. Disa nga ta morën plagë të lehta, por tetë persona u dëmtuan rëndë nga shpërthimi i afro 800 gramë tritoli.

Eksplozivi ishte vendosur në një motor të vogël, i cili tre minuta para u parkua pranë makinës. Ky mendohet shënjestra e atentatit me shpërthim të telekomanduar.

Por policia edhe pas kaq ditësh nuk ka gjetur pronarin e motorit, i cili rezulton i paregjistruar. Duhet thënë se motorë të tillë të vegjël gjenden me shumicë në qytetin e Shkodrës.

Shpërthimi ishte aq i fuqishëm saqë preku një rreze të gjerë mes popullatës tek tregu në lagjen Rus.

Hetuesit thonë se s’kanë gjetur asnjë gjurmë. Por megjithatë specialistët nuk mund të shpjegojnë pse duhej një shpërthim i tillë për të vrarë një person sado i rrezikshëm ai.

47 vjeçari ndodhet ende në spital në Tiranë në gjendje të rëndë bashkë me dy të tjerë, kurse të plagosurit e tjerë kanë dalë nga rreziku./abcnews.al

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Prinderit që i bërtasin cdo ditë fëmijëve. Ja pasojat negative që do kenë kur të rriten

Psikologet tregojne se nje nga gabimet qe bejn prinderit...

Pas dy shtatëzanive me binjake doja një bebe tjetër, u habita kur pash cfare me doli ne eko

Një nënë e cila tashmë kishte dy cifte binjakësh...

Autobuzi me 20 femije del nga rruga bie ne humnerë

Një autobus me nëntëmbëdhjetë gjimnazistë është ka dalë nga...

34 vjecarja kujdesej për të moshuarit i vjedh 75 mijë paund nga karta e bankës

Një femer e varur nga bixhozi dhe droga vodhi...