Kaçurrelat, perla e muzikës shqiptare e kompozuar në burgun komunist

Ka dy lloj burgjesh për njeriun: I pari për trupin dhe i dyti për shpirtin.
Burgosja e trupit gjatë komunizmit nuk ishte në dorën tonë, ama ajo e shpirtit po. E pkërisht me këtë motiv, kompozitori dhe muzikanti shkodran, Gac Çuni kaloi vitet e burgimit të padrejtë nga një sistem padrejtësish.

Një natë, të gjithë të burgosurit u çuditën kur nga një prej qelive, një zë i ëmbël hyri si dritë mes errësirës së vuajtjes e terrorit. Ishte zëri i Gac Çunit që i këndoi një këngë të jashtëzakonshme një vajze me të cilën e lidhte ndjenja platonike e dashurisë!

Këngë me natyrën e këngëve të dikurshme greke, pa muzikë të regjistruar e pa tekst të shkruar, por të transmetuar për vite me radhë ndër qelitë e vogla të burgjeve, deri kur pas ’90-tës, bashkë me të burgosurit, fitoi lirinë e saj duke dalë në botën e vërtetë në kërkim të atij frymëzimi platonik që shtyu Gacin të bënte këtë perlë.

Më poshtë janë vargjet e kësaj kënge dhe partitura me notat e saj muzikore, marrë nga libri “250 Këngë qytetare Shkodrane” me autorë Tonin Dajinë e Tonin Zadejën.

Kaçurrelat

Natyra t’fali, bardh – o si bora,
Unë permbas tejet, jeten e bora;
Oh! Se dy sytë m’i kanë verbue,
M’i kanë verbue moj kaçurrelat
Kaçurrelat e tu.
Aman kaçurrelat, kaçurrelat e tu!

M’i ke faqet, t’kuq – o si gjaku,
Se me ty vashë m’ka xan maraku;
Oh! Se marakun ma kanë shtue
Ma kanë shtue moj kaçurrelat,
Kaçurrelat e tu.
Aman kaçurrelat, kaçurrelat e tu.

(Marrë nga Konica.al)

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...