Bashkia ripërsërit: Vllaznia do të shitet gjatë prillit. Dy operatorë në garë për vlerësimin

Ne fund te prillit pritet që të përfundoj procedura e shitjes së aksioneve të Klubit të Futbollit Vllaznia, shprehet kështu Nenkryetarja e Bashkisë Shkodër Emilia Koliqi, e cila sqaron se ende nuk ka një vlerë të aksioneve të klubit Vllaznia pasi cdo gjë është në fazën e vlerësimeve.

 

As stadium “ Loro Boriçi” e as Fusha Sportive “Reshit Rusi” nuk jane pjese e aseteve te Klubit te Futbollit “Vllaznia”, por eshte emri i klubit, trofete dhe kampionatet, rezultatet e arritura nder vite jane pjese e vleresimit.

Sipas nenkryetares së Bashkisë Shkodër kriteri për të hapur garën për blerjen e aksioneve është plotësuar pasi deri tani janë dy operatorë ekonomik të cilët janë në garë për të bërë vlerësimin e këtij klubi.

 

Bashkia e Shkodrës është pronare me 100% të aksioneve e Klubit të Futbollit “Vllaznia” dhe se tashmë duket se procedurat për shitjen e aksioneve janë drejtë fundit.

 

Por kush do e marr ekipin Vllaznia, aludimet janë të shumta, ndërsa nuk kemi asnjë emer konkret.

© shkodrasport.com

“Benet Beci është i paparë”/ Luizi i rrëfen Kiarës si e ndihmoi deputeti në momentin e vështirë

Kryefjala e Big Brother, këngëtari Luiz Ejlli i cili shpesh thotë që është i djathtë, ka dhënë vlerësime maksimale për kandidatin e PS për...

Mungojnë fushat sportive publike, Herion Faslija: T’i biem rreth e përqark për të kërkuar një fushë sportive

Nje nder problemet e shumta ne qytetin e Shkodres qe prek sidomos femijet dhe te rinjte qe kane pasion sportin, eshte mungesa e kendeve...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME