Bashkëbisedim në Muzeun Marubi, për artin bashkëkohor dhe trashëgiminë fotografike

Në kuadër të përmbylljes së ekspozitës “Urtësi sot e mot” të artistes Lala Meredith-Vula, Muzeu Marubi në bashkëpunim me De Montfort University Leicester organizon një konferencë e cili trajton rolin e fotografisë në raport me trashëgiminë kulturore dhe artin.

Duke u nisur nga rëndësia e arkivave fotografikë, sot vëmë re një rritje të përdorimit të trashëgimisë kulturore në praktikat e artit bashkëkohor.

 

Si perceptohet e kaluara përmes tyre, nga ana politike dhe estetike? Si kjo e kaluar dhe trashëgimia e saj -që bëhet eksperimentale, sensoriale dhe afektive përmes fotografisë- vishet me kuptime të reja në të tashmen, si kur i referohemi një momenti dhe konteksti historik ashtu edhe kur bëhet fjalë për fotografitë vetë?

Me çfarë dialogësh kreativë dhe tensionesh etike përballemi kur fotografitë i përkasin kohërave të ndryshme e përmes një logjike ricikluese, a artikulojnë ata dinjitetin e trashëgimisë kombëtare dhe/ose spektaklin e artit bashkëkohor?

Muzeu Marubi, si një hapësirë që ndërton historinë përmes kontributeve të fotografëve, artistëve, kuratorëvë apo edhe vizitorëve të tij, është në qendër të një performance të historisë përmes digjitalizimit të imazheve të arkivës duke bërë të aksesueshëm dhe duke inkurajuar qarkullimin e imazheve të papara për dekada të tëra.

Çfarë politikash kombëtare dhe identitetesh po vihen në lojë dhe për cilat audienca: lokale, elitiste, kosmopolite dhe europiane? Si funksionon kjo në raport me një hapësirë për memorien, ambient edukativ apo forma të tjera të përdorimit të trashëgimisë kulturore?

“Vëzhgime kritike të politikave të riqarkullimt të imazheve” dhe “Muzeu Marubi si një hapësirë performative” janë dy tematikat që do të trajtohen në një bashkëbisedim mes një grupi të ftuar kuratorësh, artistësh, historianësh e profesionistësh ndërkombëtarë të fushës së artit dhe kulturës.

Konferenca dhe bashkëbisedimi në Muzeun Marubi: Arti Bashkëkohor dhe Trashëgimia Fotografike, do të mbahet me datë 20 janar. / KultPlus.com

Xhevdet Amuli: Nuk mbështesim Bardh Spahinë, PL e shkatërron PD

Në zgjedhjet vendore të 14 majit, qarku Shkodër do të përfaqësohet me kandidatin e PD-së së Sali Berishës dhe koalicionit “Bashkë fitojmë”, Bardh Spahinë,...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Xhevdet Amuli: Nuk mbështesim Bardh Spahinë, PL e shkatërron PD

Në zgjedhjet vendore të 14 majit, qarku Shkodër do...

Horoskopi nga Paolo Fox për muajin Prill 2023 për të 12 shenjat e zodiakut

Dashi, horoskopi mujor nga Paolo Fox   Një energji e re...

Këngëtarja e njohur mbështet publikisht Luizin dhe ka një surprizë për banorin e “BBVA”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, ka dhënë së...