Divorci/ Kur At Gjergj Fishta dilte kundër Ahmet Zogut

undërshtitë mes katolikëve dhe myslimanëve për divocin në vitet ’30

Përmes një letre drejtuar Ahmet Zogut, kleri katolik në vitet ’30 shprehet kundër divorcit. Ishte koha kur në Shqipëri po miratohej Kodi civil. Në grupin e klerikëve që nënshkruan këtë kërkesë drejtuar Ahmet Zogut është edhe At Gjergj Fishta.

Në letër jepen argumentet, me të cilat katolikët kërkojnë të mos ligjërohej divorci. Katolikët shprehin një pikëvështrim të ndryshëm me myslimanët për këtë çështje. Dokumenti i marrë nga Arkiva e Shtetit jep detaje interesante rreth këtij debati.

 

 

Në dokument ndër të tjera theksohet:

“Ne të nënshkruemit Argjipeshkvi, Ipeshkvi, meshtarë e populli katolik, po marrim guximin me ju dalë para me ket shkresë, për me ju lypun sa më përvujtnisht, nji nder qe e kena fort për zemër. Në kodin e ri civil qe shpejt do të shpallet për rregullimin e shtetit shqiptar, kena pa se asht përba një ligje, në të cillën në do rasa, të caktueme epet dorë që të shkatërrohet kunora e martesës së seicillit nënshtetas shqiptar, o me fjalë të tjera epet leja me u ba DIVORZIO.

Shkelqësi! Na jeni fort të sigurt se përpiluesat e kësaj ligje, sikurse në ligje të tjera edhe në ktë, kanë pasë si qëllim, të mirën e përparimin e popullit shqiptar e jo të keqen e kujt. Ndoshta për vllaznit tanë muhamedanë, ligja në fjalë e përmirëson gjendjen e familjes tuj i pakue shkaqet e të ndarit të kunorës.

Por për ne katolikët sikurse e dini shkelqësia e juej, puna nuk ecë kso doret. Për ne kunora e martesës porse sa asht një kontratë civile, asht edhe një sakramend… Për ne Krishti ka thanë: shka Zoti ka bashkue, njeri s’mundet me e nda..”

 

27.AL

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Nuk do besoni me kë e krahason Olti Curri, Kiarën dhe Luizin (Foto)

Kiara dhe Luiz padyshim janë nga ermat që keni...

Diola Dosti dhe Xhonatani kapen mat, Ronaldo i nxjerr zbuluar: Del fotoja…

Diola dhe Xhonatani gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë...

‘Me apo pa…’, Luana provokon me duar afër zo…

Prezantuesja dhe këngëtarja shqiptare, Luana Vjollca po punon pa...

“Si ta nxorri goja mor Ermal…”, deklarata e turpshme për Luizin po çmend rrjetin

Ermal Mamaqi, i ftuar në TopAlbania Radio, ka bërë...